Shërbimet tona

Platformë online e punës

14308Punëdhënës
192464Punëkërkues
946Punë aktive
2009Viti i themelimit

Publikimi i vendeve të punës

Punëdhënësit mund të publikojnë vendet e lira të punës për të arritur një numër gjithnjë e më të madh kandidatësh, si profesionistë që jetojnë në Shqipëri, ashtu edhe ata që jetojnë jashtë vendit dhe dëshirojnë të rikthehen. Njoftimet e punës mund të jenë standarde ose të personalizuara.

Profili i punëdhënësit dhe prezantimi i njoftimit

Profili i punëdhënësit mund të jetë standard ose i personalizuar. Shtimi i një baneri dhe i një logoje profesionale ndihmon në prezantimin më të mirë të kompanisë dhe në tërheqjen e kandidatëve më të përshtatshëm për pozicionin.

Fushatat me emaile

Email-et e personalizuara mundësojnë promovimin e vendeve të punës te kategori të caktuara kandidatësh, bazuar në profilin dhe preferencat e tyre. Në këtë mënyrë, njoftimi arrin më drejtpërdrejt te kandidatët e synuar.

Fushatat në mediat sociale

Komuniteti ynë në rrjetet sociale përbëhet nga një numër i madh ndjekësish dhe profesionistësh aktivë. Nëpërmjet platformave si Instagram, Facebook, LinkedIn, TikTok dhe Google Web, promovojmë vendet e punës dhe ndihmojmë punëdhënësit të arrijnë më shumë kandidatë të përshtatshëm.