Punëdhënës

Çfarë është për ty Suksesi?

Punëdhënës Këshillimi i karrierës

sTë jesh i suksesshëm në punën dhe jetën tënde duhet të kuptosh se çfarë është suksesi. Qartëso vlerat dhe qëllimet e tua dhe mundohu të kuptosh se suksesi nuk është vetëm shumë punë dhe aspak argëtim.

Përkufizimi i suksesit

Njerëzit zakonisht punojnë shumë për të arritur “suksesin”, pa e ditur saktë se çfarë do të thotë sukses. Ju mund të ngjiteni në shkallët e karrierës, po a ndjeheni ju të përmbushur me punën tuaj? Keni një jetë familjare të mirë? Ne marrim mesazhe të ndryshme për suksesin-përmes medias, familjes apo kulturës. Por këto kohë që jetojmë suksesi vjen nga një jetë e balancuar dhe e përmbushur. Fillo të balancosh më efektivisht punën dhe jetën tënde!

Të synosh suksesin

Formula S³ do t’ju ndihmojë të konsideroni faktorët kryesorë për një mënyrë jetese të balancuar midis punës dhe jetës familjare dhe sociale. Formula zbërthehet si më poshtë:

Sukses- cakto disa kritere për përkufizimin e suksesit për ty.

Strategji- bëj një plan pune për të arritur një balancë midis punës dhe jetës tënde.

Sinergji- sigurohu që të jesh e fokusuar në marrdhënie dhe bashkëpunime kreative me ata që të rrethojnë. Syno të jesh një drejtues skuadre dhe zhvillo aftësi të mira komunikimi.