Shërbimet tona

Shërbimet Headhunting dhe Rekrutim

14308Punëdhënës
192468Punëkërkues
896Punë aktive
2009Viti i themelimit

Shërbime të personalizuara rekrutimi

Ofrojmë shërbime rekrutimi të përshtatura sipas nevojave të çdo kompanie. Nëpërmjet shërbimit “Kërkim dhe Përzgjedhje”, ekipi ynë identifikon, kontakton dhe vlerëson në mënyrë aktive profesionistët më të përshtatshëm për organizatën tuaj.

Burimet njerëzore janë një element thelbësor për zhvillimin e një biznesi të suksesshëm dhe konkurrues. Për këtë arsye, duapune.com mbështet punëdhënësit gjatë gjithë procesit të rekrutimit, nga përcaktimi i profilit të kërkuar deri te prezantimi i kandidatëve të përzgjedhur.

Shërbimet tona mbulojnë rekrutimin e stafit të përhershëm ose të përkohshëm, për pozicione të niveleve të ndryshme, përfshirë role profesionale, të specializuara dhe menaxheriale.

Databazë e gjerë kandidatësh

Falë databazës sonë të gjerë të kandidatëve në Shqipëri, identifikojmë profile bazuar në kërkesat e pozicionit, duke vlerësuar eksperiencën profesionale, aftësitë teknike, kompetencat dhe përshtatshmërinë me kulturën e kompanisë.

Ekipi ynë analizon vazhdimisht zhvillimet e tregut të punës, sektorët, kompanitë dhe profilet profesionale. Kjo njohuri, e kombinuar me një bazë të dhënash të përditësuar, na mundëson të përgatisim një listë të shkurtër me kandidatët më të përshtatshëm për nevojat tuaja.