Kompanitë Këshillim Karriere Kthehu te duapune.com


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Menaxher Produkti

Shqipëri 09-10-2026 edhe 17 ditë

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
120574
Kategoria e Punës / Profesioni:
Menaxher Produkti
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
3 vite
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
09-10-2026
Vendodhja:
Shqipëri

Përshkrimi

Një kompani farmaceutike e suksesshme, me traditë shumëvjeçare në prodhimin dhe shitjen e barnave të cilësisë më të lartë dhe të produkteve të ngjashme, me qëllim zgjerimin e veprimtarisë, kërkon një anëtar të ri, të motivuar dhe të përgjegjshëm, për t’iu bashkuar ekipit të Përfaqësisë në Shqipëri në pozicionin: Menaxher Produkti.

Vendi i punës: Shqipëri


Detyrat

  • Identifikimi i mundësive të reja të biznesit (produkte të reja, klientë të rinj), si dhe përmirësimi i marrëdhënieve ekzistuese të biznesit;
  • Konceptimi i reagimeve/kundërveprimeve efektive ndaj ndryshimeve në treg dhe monitorimi i veprimtarisë së konkurrencës;
  • Zhvillimi në mënyrë të pavarur i trajnimit praktik për bashkëpunëtorët e rinj dhe ekzistues të shitjes, me qëllim përgatitjen e tyre për punë në terren;
  • Hartimi dhe realizimi i planit vjetor të shitjes për produktet që ka në përgjegjësi, së bashku me eprorin;
  • Planifikimi, koordinimi dhe realizimi i aktiviteteve për produktet që ka në përgjegjësi, si dhe raportimi periodik (javor, mujor dhe vjetor) eprorit mbi realizimin e aktiviteteve të planifikuara;
  • Konceptimi dhe realizimi i hedhjes në treg të produkteve të reja;
  • Përcaktimi dhe zbatimi i strategjisë së marketingut dhe të pozicionimit të produkteve;
  • Zhvillimi dhe përmirësimi i marrëdhënieve me rrjetin e liderëve të opinionit dhe të vendimmarrësve;
  • Konceptimi i materialeve të reja promovuese dhe edukuese;
  • Organizimi i aktiviteteve të marketingut dhe pjesëmarrja në kongrese, simpoziume, seminare, takime të seksioneve dhe të shoqatave të mjekëve dhe farmacistëve;
  • Formimi i vazhdueshëm profesional dhe ndjekja e informacionit më të fundit mjekësor;
  • Përgatitja e analizave mujore, tremujore, gjashtëmujore dhe vjetore të efektivitetit të shitjeve, si dhe përmirësimi i strategjisë për të siguruar rritjen e shitjeve të produkteve;
  • Përgatitja e raporteve periodike mbi aktivitetet dhe strategjitë e ardhshme për përmirësimin e pozicionit të produkteve, si dhe prezantimi i tyre para eprorëve;

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në mjekësi, farmaci, stomatologji ose ekonomi (arsim i lartë – VSS/Master profesional);
  • Preferohet përvojë e mëparshme pune në të njëjtin pozicion ose në pozicione të ngjashme, së paku 3 vjet;
  • Zotërim aktiv i gjuhës angleze dhe aftësi në përdorimin e kompjuterit;
  • Fleksibilitet dhe aftësi të zhvilluara organizative, komunikuese dhe prezantuese;
  • Orientim drejt suksesit dhe përmirësimit të cilësisë;
  • Aftësi të mira analitike dhe raportuese;
  • Gatishmëri për punë në terren;
  • Leje drejtimi e kategorisë B.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Ky njoftim është anonim. Emri i kompanisë do t’u bëhet i ditur kandidatëve që do të përfshihen në listën e ngushtë.

Aplikimet e paplota dhe ato të dorëzuara pas afatit nuk do të merren në shqyrtim.

Të interesuarit të dërgojnë CV në emailin: [email protected]


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
www.duapune.com


duapune.com

Duapune.com është portal lider që operon në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, me mbi 10 vite përvojë në tregun e punësimit. Qindra kompani dhe mijëra punëkërkues kanë besuar tek ne për shumë vite në të qënit një burim me vlerë si komunitet, në ofrimin e shpejtë të shërbimit dhe plotësimit të vendeve të punës për kompanitë nga aplikantët e databazës tonë të pasur.

Përveç portalit tonë, ne ju vijmë në ndihmë dhe kompanive bashkëpunëtore dhe klientëve tanë me shërbime rekrutimi dhe gjetje profesionistësh të nivelit menaxherial në tregun shqiptar. Të gjitha pozicionet që publikohen nga kjo llogari janë për palë të treta për të cilët ne kryejmë tërësisht procesin e rekrutimit që nga identifikimi, filtrimi, intervistimi, testimi, referencat e deri në përfundim të proçesit. 


INFORMACIONE KONTAKTI