Kompanitë Këshillim Karriere Kthehu te duapune.com


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Premium

Specialist Ligjor

Tirane, Shqipëri 20-10-2026 edhe 27 ditë

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
120979
Kategoria e Punës / Profesioni:
Jurist
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
---
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
20-10-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

NOA Holding kërkon të zgjerojë ekipin me një Specialist Ligjor, i cili do të ofrojë mbështetje ligjore për Shoqërinë dhe kompanitë e Grupit, duke kontribuar në administrimin e çështjeve kontraktore, korporative, rregullatore dhe të përputhshmërisë


Detyrat

Përgjegjësitë kryesore

  • Përgatitja dhe ndjekja e korrespondencës ligjore dhe zyrtare me institucione publike, autoritete rregullatore, partnerë dhe palë të treta.
  • Përgatitja, shqyrtimi dhe përditësimi i kontratave, marrëveshjeve, autorizimeve, deklaratave dhe dokumentacionit tjetër me natyrë ligjore.
  • Ofrimi i mbështetjes ligjore për departamentet e Shoqërisë dhe kompanitë e Grupit.
  • Ndjekja e procedurave administrative dhe ligjore pranë institucioneve dhe autoriteteve përkatëse.
  • Mbështetja në çështjet e qeverisjes korporative dhe në përgatitjen e vendimeve, procesverbaleve, prokurave dhe dokumenteve të tjera shoqërore.
  • Monitorimi i ndryshimeve në legjislacion dhe vlerësimi i ndikimit të tyre në aktivitetin e kompanive të Grupit.
  • Administrimi dhe mirëmbajtja e dokumentacionit ligjor dhe korporativ.
  • Bashkëpunimi me studio ligjore, noterë, institucione dhe këshilltarë të jashtëm, sipas nevojës.
  • Mbështetja në identifikimin dhe menaxhimin e risqeve ligjore dhe në respektimin e kërkesave të përputhshmërisë.
  • Ushtrimi dhe/ose mbështetja e funksionit të Oficerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (DPO) dhe ndjekja e kërkesave ligjore në këtë fushë.

Kualifikimet

Kualifikimet dhe eksperienca

  • Diplomë universitare në Drejtësi.
  • 3–5 vite eksperiencë profesionale në një pozicion të ngjashëm, në kompani private, grup kompanish ose studio ligjore.
  • Njohuri të mira në të drejtën tregtare, korporative, kontraktore dhe administrative.
  • Eksperienca në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe/ose në rolin e DPO-së përbën avantazh.
  • Aftësi shumë të mira në hartimin dhe analizimin e dokumenteve ligjore.
  • Aftësi për të interpretuar legjislacionin dhe për ta zbatuar atë në situata konkrete biznesi.
  • Aftësi të mira organizative, menaxhim të afateve dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Integritet, përgjegjshmëri dhe ruajtje të konfidencialitetit.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe angleze, me shkrim dhe me gojë.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Çfarë ofrojmë

  • Mundësi për të punuar në një grup kompanish me aktivitet të larmishëm.
  • Përfshirje në çështje ligjore, korporative dhe rregullatore të natyrave të ndryshme.
  • Ambient profesional dhe mundësi për zhvillim të mëtejshëm.
  • Paketë konkurruese punësimi, në varësi të eksperiencës dhe kualifikimeve.

Aplikimet: CV-të mund të dërgohen në [email protected]

Afati i aplikimit: 21 tetor 2026


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune


Noa Holding shpk

Noa Holding shpk