Kompanitë Këshillim Karriere Kthehu te duapune.com


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Specialist/e Shitjeje dhe Marketingu

Tirane, Shqipëri 26-10-2026 edhe 26 ditë

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
121159
Kategoria e Punës / Profesioni:
Specialist Shitjesh
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
1 vit
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
26-10-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Zhvillimi i portofolit të klientëve të Energy Plus Albania, promovimi i shërbimeve HSE dhe krijimi i marrëdhënieve të qëndrueshme me klientë të rinj dhe ekzistues.


Detyrat

  • Identifikimi dhe kontaktimi i klientëve potencialë, kryesisht B2B;
  • Prezantimi i kompanisë dhe i shërbimeve të saj në fushën HSE;
  • Kontaktimi i klientëve nëpërmjet telefonit, email-it, takimeve dhe kanaleve profesionale;
  • Ndjekja e kontakteve dhe mundësive të reja të shitjes deri në konkretizimin e bashkëpunimit;
  • Organizimi dhe koordinimi i takimeve me klientët potencialë;
  • Mbajtja dhe përditësimi i databazës së klientëve dhe kontakteve;
  • Bashkëpunimi në përgatitjen dhe ndjekjen e ofertave komerciale;
  • Promovimi i kurseve të formimit profesional dhe shërbimeve të konsulencës HSE;
  • Përgatitja dhe publikimi i përmbajtjeve profesionale për LinkedIn, Facebook dhe kanale të tjera digjitale;
  • Përgatitja e materialeve të thjeshta promocionale dhe informative;
  • Kontributi në promovimin e rëndësisë së zbatimit të legjislacionit dhe praktikave të mira të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.

Kualifikimet

  • Aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe negocimi;
  • Aftësi dhe orientim drejt shitjes dhe zhvillimit të klientëve;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe me objektiva;
  • Njohuri të mira të marketingut digjital dhe rrjeteve sociale;
  • Përdorim i mirë i email-it dhe programeve bazë të Microsoft Office;
  • Njohja e gjuhës angleze dhe/ose italiane përbën avantazh;
  • Eksperienca në shitje B2B, marketing ose zhvillim biznesi përbën avantazh;
  • Njohja e sektorit HSE dhe e legjislacionit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë përbën avantazh të rëndësishëm.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Çfarë ofron Energy Plus Albania

  • Pagë bazë + bonus të lidhur me performancën dhe klientët e sjellë;
  • Mundësi për t'u specializuar në një sektor profesional me kërkesë në rritje;
  • Formim fillestar mbi shërbimet e kompanisë dhe fushën HSE;
  • Mbështetje teknike nga specialistët e Energy Plus Albania gjatë prezantimit të shërbimeve;
  • Mundësi zhvillimi profesional në funksion të rezultateve.

Vendndodhja: Tiranë

Për të aplikuar, dërgoni CV-në [email protected]

Për më shumë informacion mund të kontaktoni në WhatsApp në numrin +393497369077


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me WhatsApp
  • Klikoni Apliko me WhatsApp .
  • Do të hapet WhatsApp me një mesazh të përgatitur automatikisht.
  • Mund ta ndryshoni mesazhin dhe t'i bashkëngjitni CV-në përpara se ta dërgoni.
  • Shënim: Ky aplikim nuk dërgohet përmes sistemit të duapune.com dhe nuk do të shfaqet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia.

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune


Energy Plus Albania

"Energy Plus Albania, me seli në Tiranë, ofron shërbime profesionale për kompani dhe institucione në fushën e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë (HSE), duke u mbështetur në eksperiencën dhe know-how-n e shoqërisë mëmë në Itali, me mbi 30 vite eksperiencë. Shërbimet përfshijnë plotësimin e dosjeve të sigurisë në kantiere, industri, institucione, trajnime profesionale, konsulencë për mjedisin, si dhe mbështetje për certifikimet ISO.