Kompanitë Këshillim Karriere Kthehu te duapune.com


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Menaxher Shitjesh & Magazine Ne Showroom Durres

Durres, Shqipëri 18-11-2026 edhe 27 ditë

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
122059
Kategoria e Punës / Profesioni:
Menaxher Shitjesh
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
5 vite
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
18-11-2026
Vendodhja:
Durres, Shqipëri

Përshkrimi

Magic Elektrik është një kompani shqiptare me 30 vite përvojë në fushën e instalimeve elektrike, shërbimeve teknike dhe sistemeve të automatizimit, me një portofol të gjerë projektesh në sektorin rezidencial, komercial dhe industrial. Falë standardeve të larta, përkushtimit profesional dhe certifikimeve ndërkombëtare, kemi ndërtuar një emër të respektuar në treg.

Në kuadër të zgjerimit të ekipit, kërkojmë të punësojmë një Menaxher Shitjesh dhe Magazine për showroom-in tonë në Durrës.

Ofrojmë një vend pune të qëndrueshëm me mundësi zhvillimi profesional, ambient miqësor e bashkëpunues dhe pagë konkurruese.


Detyrat

  • Mirëpret dhe asiston klientët në banak, duke identifikuar nevojat e tyre dhe ofruar produkte të përshtatshme.
  • Harton dhe prezanton oferta sipas kërkesave të klientëve.
  • Menaxhon procesin e shitjes, kryen arkëtimet dhe raporton arkën ditore.
  • Regjistron shitjet dhe blerjet, ndjek hyrjen dhe daljet në magazinë.
  • Monitoron gjendjen e stokut, raporton mungesat dhe ndjek furnizimet.
  • Organizon dhe mirëmban rendin e rafteve, banakut dhe magazinës së brendshme.
  • Ruan marrëdhëniet me klientët.

Kualifikimet

  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe shërbimi ndaj klientit.
  • Eksperienca e mëparshme në shitje ose në pozicione të ngjashme përbën avantazh.
  • Njohuri bazë kompjuterike (Microsoft Office, POS).
  • Njohja e materialeve elektrike konsiderohet avantazh, por ofrohet trajnim i plotë.
  • Integritet, profesionalizëm, korrektësi dhe aftësi për të punuar në grup.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre në [email protected].
Për çdo pyetje pyetje dhe paqartësi mos hezitoni të kontaktoni në +355672081525


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me WhatsApp
  • Klikoni Apliko me WhatsApp .
  • Do të hapet WhatsApp me një mesazh të përgatitur automatikisht.
  • Mund ta ndryshoni mesazhin dhe t'i bashkëngjitni CV-në përpara se ta dërgoni.
  • Shënim: Ky aplikim nuk dërgohet përmes sistemit të duapune.com dhe nuk do të shfaqet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia.

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
https://www.instagram.com/magicelektrik/


Magic Elektrik

Magic Elektrik Sh.p.k., një kompani me 30 vite përvojë në fushën e shërbimeve elektrike në Shqipëri, ofron zgjidhje të integruara, të sigurta, efiçente dhe produktive në infrastrukturën e energjisë, proçeset industriale dhe aplikimet rezidenciale. Magic Elektrik bashkëpunon me firmat më të njohura europiane për prodhimin dhe distribucionin e materialeve elektrike, impianteve elektrike, produkteve të automatizimit, produkteve të ndriçimit, etj. Me një staf të kualifikuar dhe të çertifikuar, Magic Elektrik është sinonim i përkushtimit, sigurisë dhe inovacionit në çdo projekt që ndërmerr.


INFORMACIONE KONTAKTI