Kreu > Për Punëdhënës > Qendrat e Vlerësimit të Potencialeve Qendrat e Vlerësimit të Potencialeve

Qendrat e Vlerësimit të Potencialeve

Shërbimi i vlerësimit është një proces në të cilin kompetenca të ndryshme të punonjësve potencialë ose atyre ekzistues, vlerësohen nga disa ekspertë duke përdorur teknika dhe mjete të shumta. Kjo qasje identifikon kompetencat ekzistuese dhe boshllëqet e aftësive të punonjësve tuaj aktualë dhe potencialë. Rezultatet e qendrës së procesit të vlerësimit mund të përdoren për zhvillimin, promovimin, vlerësimin dhe përzgjedhjen e punonjësve

Shërbimet e vlerësimit zakonisht ofrojnë një gamë të plotë të aktiviteteve që çojnë në rezultate përfundimtare dhe gjetjen e potencialeve në grupet e përfshira të punonjësve. Aktivitetet tipike të qendrave të vlerësimeve janë:

  1. Qendrat e Vlerësimit - Përdorin një larmi teknikash dhe vëzhguesish të shumtë në një ambjent të mbyllur. Bazuar në një analizë të aftësive dhe kompetencave për punën në fjalë, ushtrimet për kandidatët janë përzgjedhur për të zbuluar informacion në lidhje me cilësitë dhe atributet e kërkuara.
  2. Intervistat e bazuara në kompetenca - Këto janë mjete efektive për përzgjedhjen e kandidatëve që kualifikohen për pozicionin që ata mbajnë, duke synuar kompetencat specifike të kërkuara.
  3. Vlerësimi 180 ° ose 360 ° - i njohur gjithashtu si vlerësim i shumë burimeve, është reagimi që vjen nga anëtarët e rrethit të punës së një punonjësi.
  4. Vlerësimet 180- 360-gradë përfshijnë reagime të drejtpërdrejta nga vartësit, kolegët dhe mbikëqyrësit e një punonjësi, si dhe një vetëvlerësim.Testimi psikometrik - përfshin matjen e njohurive, aftësive, sjelljeve, tipareve të personalitetit dhe niveleve arsimore.Për më shumë informacion, ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni.

Duapune.com është një platformë online për punë dhe karrierë më të mirë (#duapune) për të ndihmuar punëdhënësit
të gjejnë dhe të punësojnë personin më të mirë në Ballkan, dhe në vendet në zhvillim me cmime të arsyeshme
dhe cilësi të lartë duke përdorur teknologjinë më të fundit.