Përshkrimi i kompanisë
Kompania EHW GmbH Grup, operon ne industrine ushqimore ne Shqiperi me dy kompani: EHW shpk, dhe Qafshtama. EHW eshte leader absolut ne tregun e prodhimit dhe tregtimit te sallameve dhe proshutave. Qafshtama eshte nje firme prodhuese dhe tregtuese e ujit mineral, nder me te rendesishmet ne tregun shqiptar. Kjo kompani operon që nga viti 1992 në sektorin e prodhimit të sallameve. Gjatë këtyre viteve është afirmuar si prodhuesi më i madh në tregun shqiptar. Në bazë të suksesit të saj qëndron zgjedhja e mishit që përpunon, përdorimi i teknologjive të avancuara dhe veçanërisht kontrolli i rreptë mbi higjienën dhe vlerat ushqimore të produktit. EHW GmbH është certifikuar në standardin ISO 9001:2000. Prodhimi realizohet në stabilimentin modern të EHW që ndodhet km 4 të superstradës Tiranë – Durrës. Prodhohen rreth 70 lloje sallamesh dhe proshutash të cilat shpërndahen të freskëta çdo ditë në dyqanet e firmës dhe në rrjetin tregtar në gjithë vendin.Produkte dhe Shërbime
Prodhimin e produkteve ushqimore
Çertifikime
ISO 9001:2000