SHITES/SHPËRNDARËS
- Pagë neto 80,000 lekë/muaj;
- Punësim afatgjatë dhe të qëndrueshëm;
- Aktivitet dhe shpërndarje vetëm brenda zonës së Tiranës.
MEST SHPK është një kompani me rreth 20 vite eksperiencë në tregun e makinerive, pajisjeve dhe veglave profesionale për industri, ndërtim, mekanikë dhe kujdesin për automjetet. Kompania operon në Tiranë dhe fokusohet në shitjen e drejtpërdrejtë të produkteve, shpërndarjen dhe ofrimin e një shërbimi cilësor ndaj klientëve.
Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit, MEST SHPK kërkon të punësojë një Shitës/Shpërndarës, i cili do të angazhohet në shitjen e produkteve dhe përgatitjen e shpërndarjen e porosive tek klientët, vetëm brenda zonës së Tiranës.
Kompania ofron punësim afatgjatë dhe të qëndrueshëm, pagë konkurruese, mundësi për të mësuar dhe për t'u zhvilluar profesionalisht, si dhe vlerësim dhe promovim në bazë të performancës.
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën emailit:[email protected]
ose në WhatsApp: 068 209 7436
Afati i fundit për aplikim: 10 tetor 2026.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Ju falënderojmë për interesin dhe ju mirëpresim të bëheni pjesë e ekipit të MEST SHPK!
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.
© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.
Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.
Abonohu për këtë kategori puneKompania operon ne fushen e tregtimit te veglave te punes dhe makineri qe i sherbejne ndertimit, , industrisë përpunuese, punishteve te drurit, servise makinash dhe lavazheri, pastim dhe mirembatje ambientesh sherbimi. Kompania operon ne tregun shqiptar prej 15 vjetësh, me qender ne Tirane dhe me shtrirje te sherbimit ne disa nga rrethet kryesore si Durres, Vlore, Diber, Korce dhe Gjirikaster.