Kompanitë Këshillim Karriere Kthehu te duapune.com


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Shef/e Finance (CFO)

Tirane, Shqipëri 14-10-2026 edhe 27 ditë

Tirane

ALUFLOR AMERICA
kërkon të punësojë:

SHEF/E FINANCE (CFO)

  • Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 5 vite eksperiencë në pozicione financiare, preferohet në kompani ndërtimi, prodhimi ose projekte.

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
120649
Kategoria e Punës / Profesioni:
Shef Finance
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
5 vite
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
14-10-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Aluflor sh.p.k., kompani lider në projektimin, prodhimin dhe instalimin e fasadave, dyerve, dritareve dhe sistemeve të aluminit, kërkon të punësojë një Shef/e Finance, i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për menaxhimin financiar, raportimin dhe kontrollin e proceseve financiare të kompanisë.

Ne Ofrojmë:

  • Pagë konkurruese dhe paketë motivuese.
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe karriere.
  • Ambient profesional dhe dinamik pune.
  • Përfshirje në projekte prestigjioze dhe me impakt në treg.

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit [email protected], duke specifikuar në subjekt: "Aplikim për Shef/e Finance".


Detyrat

  • Menaxhimi dhe mbikëqyrja e të gjitha proceseve financiare dhe kontabël të kompanisë.
  • Hartimi dhe monitorimi i buxheteve, parashikimeve financiare dhe planeve të cash-flow.
  • Përgatitja e raporteve financiare periodike për drejtuesit e kompanisë.
  • Analiza e performancës financiare dhe identifikimi i mundësive për optimizimin e kostove.
  • Mbikëqyrja e arkëtimeve, pagesave, detyrimeve dhe likuiditetit të kompanisë.
  • Koordinimi i proceseve të auditimit dhe bashkëpunimi me auditorët e jashtëm.
  • Sigurimi i zbatimit të legjislacionit fiskal dhe standardeve financiare në fuqi.
  • Mbështetja e departamenteve të tjera në analizat financiare të projekteve dhe investimeve.
  • Menaxhimi dhe zhvillimi profesional i ekipit financiar.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 5 vite eksperiencë në pozicione financiare, preferohet në kompani ndërtimi, prodhimi ose projekte.
  • Njohuri të avancuara të raportimit financiar, planifikimit buxhetor dhe analizës financiare.
  • Njohuri të legjislacionit fiskal dhe kontabël në Shqipëri.
  • Aftësi të forta analitike, organizative dhe menaxheriale.
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
  • Njohuri të gjuhës angleze përbëjnë avantazh.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

E-mail: [email protected]
Adresa: Rr."Gramoz Pashko", Terminali i Jug-Lindjes, Tiranë.


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
www.aluflor.com


Aluflor America

Themeluar nga Florentia Erjola Xheko, Aluflor America është e specializuar në projektimin dhe realizimin e fasadave moderne me cilësi të lartë.

Në bashkëpunim me kompani gjermane, ajo ofron zgjidhje inovative që kombinojnë estetikën, teknologjinë dhe eficiencën energjetike. Kompania synon të jetë partner i besueshëm për projekte komplekse, duke vepruar mbi baza profesionale, etike dhe të qëndrueshme, me fokus në përgjegjësinë sociale dhe mbrojtjen e mjedisit.


INFORMACIONE KONTAKTI