Kompanitë Këshillim Karriere Kthehu te duapune.com


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Financier/e

Tirane, Shqipëri 13-10-2026 edhe 27 ditë

Tirane

HOBUS ALBANIA
kërkon të punësojë:

FINANCIER/E

  • Paga nga 1000 €.
  • Diplomë në Financë-Kontabilitet, Ekonomi etj
  • Minimumi 2 vjet eksperiencë.
  • Eksperiencë praktike me deklarimet tatimore, e-Filing dhe fiskalizimin.
  • E hënë - E premte 08:30-17:00.

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
120665
Kategoria e Punës / Profesioni:
Financier
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
2 vite
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
13-10-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Hobus Albania kërkon një Financier/e të mprehtë, analitike dhe të përgjegjshme, e aftë të menaxhojë me saktësi proceset financiare, kontabël dhe deklarimet tatimore të kompanisë.

Qëllimi i punës: Të sigurojë administrim të saktë dhe në kohë të financave të kompanisë, kontroll të kostove dhe detyrimeve, respektim të afateve të deklarimeve, si dhe informacion financiar të qartë për vendimmarrjen e drejtuesve.

Paga: Fillon nga 1000 €.


Detyrat

  • Administrimi, regjistrimi dhe kontrolli i faturave të blerjes dhe shitjes.
  • Menaxhimi dhe rakordimi i bankës, arkës, pagesave dhe arkëtimeve.
  • Ndjekja e detyrimeve dhe afateve të pagesave me klientët dhe furnitorët.
  • Kontrolli i faturave të fiskalizuara dhe verifikimi i përputhshmërisë së dokumentacionit.
  • Evidentimi i të ardhurave, shpenzimeve, kostove dhe fitimit për secilin projekt.
  • Përgatitja e raporteve periodike financiare për drejtuesit e kompanisë.
  • Përgatitja e pagave, listëpagesave dhe dokumentacionit shoqërues.
  • Deklarimi i punonjësve, hyrjeve, daljeve dhe ndryshimeve përkatëse.
  • Përgatitja dhe dorëzimi brenda afateve i deklarimeve tatimore që lidhen me aktivitetin e
    kompanisë.
  • Administrimi i TVSH-së, tatimit mbi pagat, sigurimeve dhe detyrimeve të tjera përkatëse.
  • Përdorimi praktik i e-Filing dhe platformave shtetërore të nevojshme.
  • Organizimi dhe arkivimi i dokumentacionit financiar në mënyrë të plotë dhe të kontrollueshme.
  • Komunikimi me administratën tatimore dhe institucionet përkatëse, kur kërkohet.

Kualifikimet

  • Diplomë në Financë-Kontabilitet, Ekonomi ose fushë të ngjashme.
  • Minimumi 2 vjet eksperiencë në një pozicion të ngjashëm.
  • Eksperiencë praktike me deklarimet tatimore, e-Filing dhe fiskalizimin.
  • Njohuri shumë të mira të Excel-it dhe programeve financiare.
  • Aftësi për të përgatitur, kontrolluar dhe interpretuar raporte financiare.
  • Përvoja në kompani ndërtimi, projektimi, interieri ose punë sipas projekteve përbën avantazh.

Profili që kërkojmë:

  • Mendje e mprehtë, analitike dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve.
  • Përpikëri, integritet, konfidencialitet dhe ndjenjë përgjegjësie.
  • Aftësi për të identifikuar gabime dhe mospërputhje financiare.
  • Organizim i mirë, respektim i afateve dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur.
  • Komunikim profesional dhe bashkëpunim i mirë me drejtuesit dhe ekipin.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Dërgo CV-në me subjekt “Financiere” [email protected] | WhatsApp: 069 804 5200


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me WhatsApp
  • Klikoni Apliko me WhatsApp .
  • Do të hapet WhatsApp me një mesazh të përgatitur automatikisht.
  • Mund ta ndryshoni mesazhin dhe t'i bashkëngjitni CV-në përpara se ta dërgoni.
  • Shënim: Ky aplikim nuk dërgohet përmes sistemit të duapune.com dhe nuk do të shfaqet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia.

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune


HOBUS Albania

At HOBUS Albania, we’re dedicated to showing you the best of Albania. Our team of experienced tour guides are passionate about sharing the unique culture, history, and hidden gems of these vibrant cities with visitors from all over the world.

We believe that the best way to experience a new city is through the eyes of a local. That’s why we’ve gathered a team of passionate and knowledgeable guides who are dedicated to showing you the very best of Durres and Tirana. Come explore with us and discover the hidden gems and rich history of these amazing cities.