Kompanitë Këshillim Karriere Kthehu te duapune.com


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Shites/Shpërndarës

Tirane, Shqipëri 22-10-2026 edhe 28 ditë

Tirane

MEST SH.P.K
kërkon të punësojë:

SHITES/SHPËRNDARËS

  • Pagë neto 80,000 lekë/muaj;
  • Punësim afatgjatë dhe të qëndrueshëm;
  • Aktivitet dhe shpërndarje vetëm brenda zonës së Tiranës.

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
121052
Kategoria e Punës / Profesioni:
Shitës
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
0 vite (Pa eksperiencë)
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
95000 ALL
Data e përfundimit
22-10-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

MEST SHPK është një kompani me rreth 20 vite eksperiencë në tregun e makinerive, pajisjeve dhe veglave profesionale për industri, ndërtim, mekanikë dhe kujdesin për automjetet. Kompania operon në Tiranë dhe fokusohet në shitjen e drejtpërdrejtë të produkteve, shpërndarjen dhe ofrimin e një shërbimi cilësor ndaj klientëve.

Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit, MEST SHPK kërkon të punësojë një Shitës/Shpërndarës, i cili do të angazhohet në shitjen e produkteve dhe përgatitjen e shpërndarjen e porosive tek klientët, vetëm brenda zonës së Tiranës.

Kompania ofron punësim afatgjatë dhe të qëndrueshëm, pagë konkurruese, mundësi për të mësuar dhe për t'u zhvilluar profesionalisht, si dhe vlerësim dhe promovim në bazë të performancës.


Detyrat

Detyrat dhe përgjegjësitë
  1. Ofrimi i shërbimit ndaj klientëve dhe realizimi i shitjeve në pikën e shitjes (dyqan) dhe online;
  2. Marrja dhe përgatitja e porosive të klientëve dhe sigurimi i dorëzimit të tyre në kohë;
  3. Shpërndarja e produkteve tek klientët brenda zonës së Tiranës;
  4. Sistemimi dhe mirëmbajtja e produkteve në raftet e ekspozimit, si dhe mbështetja në magazinimin e mallrave;
  5. Komunikimi me klientët ekzistues dhe ofrimi i informacionit dhe këshillimit mbi produktet dhe shërbimet e kompanisë;
  6. Identifikimi dhe kontaktimi i klientëve të rinj potencialë, me qëllim zgjerimin e bazës së klientëve dhe rritjen e shitjeve.

Kualifikimet

Kualifikimet dhe aftësitë
  • Eksperienca e mëparshme në shitje përbën avantazh, por nuk është kusht i domosdoshëm.
  • Arsim i mesëm teknik ose i përgjithshëm. Përbën avantazh formimi në fusha të lidhura me biznesin, shitjet, ndërtimin, mekanikën ose fusha të ngjashme;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe njëkohësisht për të bashkëpunuar në ekip;
  • Aftësi organizative, korrektësi dhe seriozitet në përmbushjen e detyrave;
  • Patentë drejtimi, Kategoria B;
  • Mashkull, Mosha e preferuar: 27–55 vjeç.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.
Çfarë ofron MEST SHPK
  • Pagë neto 80,000 lekë/muaj;
  • Punësim afatgjatë dhe të qëndrueshëm;
  • Aktivitet dhe shpërndarje vetëm brenda zonës së Tiranës.
Aplikimi

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën emailit:[email protected]

ose në WhatsApp: 068 209 7436

Afati i fundit për aplikim: 10 tetor 2026.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Ju falënderojmë për interesin dhe ju mirëpresim të bëheni pjesë e ekipit të MEST SHPK!


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune


MEST sh.p.k

Kompania operon ne fushen e tregtimit te veglave te punes dhe makineri qe i sherbejne ndertimit, , industrisë përpunuese, punishteve te drurit, servise makinash dhe lavazheri, pastim dhe mirembatje ambientesh sherbimi. Kompania operon ne tregun shqiptar prej 15 vjetësh, me qender ne Tirane dhe me shtrirje te sherbimit ne disa nga rrethet kryesore si Durres, Vlore, Diber, Korce dhe Gjirikaster.