Kompanitë Këshillim Karriere Kthehu te duapune.com


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Operator Sigurie Departamenti i Sigurisë

Tirane, Shqipëri 04-10-2026 edhe 8 ditë

Tirane

CREDINS BANK SH.A
kërkon të punësojë:

OPERATOR SIGURIE DEPARTAMENTI I SIGURISË

  • Eksperiencë në sektorin e sigurisë së Bankave.
  • Të jetë i gatshëm të punojë me turne .
  • Të jetë i gatshëm të punojë me turne dhe në detyra tjera që i ngarkohen rishtaz brënda strukurës.

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
121113
Kategoria e Punës / Profesioni:
Specialist i Sigurisë së Cilësisë
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
---
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
04-10-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Credins Bank kërkon të punësojë: OPERATOR SIGURIE DEPARTAMENTI I SIGURISË


Detyrat

Funksioni dhe qellimi:

  • Misioni i Departamentit të Sigurisë është mbështetja e aktivitetit dhe proçeseve të punës të Bankës Credins, duke garantuar kushte të përshtatshme për stafin e bankës, klientët e saj, vizitorët, për zhvillimin e një aktiviteti normal dhe të sigurtë, në të gjitha mjediset dhe situatat dhe për mbrojtjen e objekteve/ aseteve të bankës nga veprimtaritë e mundshme kriminale, konform kuadrit rregullativ të brëndshëm dhe të jashtëm.
  • Qëllimi i pozicionit të Operatorit të Sigurisë në SQM, është monitorimi në mënyrë të pandërprerë të aktivitetit të bankës në funksion të zbatimit të masave të sigurisë fizike dhe proceduriale në objektet e bankës, nga punonjësit e bankës dhe punonjësit e shoqërive të kontraktuara për sigurinë fizike të objekteve, në interval kohor 24/7.
  • Në vijim gjendet përshkrimi i punës i detajuar për pozicionin.

Kualifikimet

Kriteret e nevojshme:

  • Diplome e arsimit të mesëm (Diploma e arsimit të lartë përbën avantazh).
  • Aftësi të mira komunikuese.
  • Aftësi shumë të mira fizike.
  • Aftësi për të zgjidhur konfliktet.
  • Eksperiencë në sektorin e sigurisë së Bankave.
  • Të jetë i gatshëm të punojë me turne dhe në detyra tjera që i ngarkohen rishtaz brënda strukurës.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Çfarë ofrojmë ne:

  • Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese, pagë të 13-të dhe të 14-të.
  • Mundësi rritje në karriere, trajnime dhe zhvillim profesional.
  • Benefite ekstra si check up, fond pensioni privat, depozitë besnikerie, shërbime bankare pa komision, atmosferë dinamike, grup pune në rritje. etj.
  • Aktivitete të ndryshme sportive, retreate, udhëtime, etj

Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar linkun më poshtë:

Link: [email protected]

Vetëm kandidatët të cilet përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Credins Bank.

Aplikimet duhet të dorezohen brenda datës 04.10.2026

Shënim – Politika e Privatesise

Banka Credins sh.a. deklaron se i përpunon të dhenat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, "Për mbrojtjen, e të dhënave personale dhe Udhëzimin. Nr.42 datë 22.07.2014" Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë", Banka ofron sisteme të larta sigurie me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose, fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë Departamentin e Burimeve Njerëzore.


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
www.bankacredins.com


Credins Bank Sh.A

Banka Credins është një nga Bankat me performancën më të lartë në Shqipëri, e njohur edhe si një nga bizneset më të mira në vend. Pozicioni i tyre në treg pasqyron në mënyrë të drejtpërdrejtë qëndrimin dhe shërbimin që u ofrojnë klientëve. “Ne flasim gjuhën tuaj” nuk është thjesht një slogan marketingu, është në të vërtetë qëndrimi i tyre ndaj nevojave të klientëve.

Përqasja novatore dhe bashkëkohore për ofrimin e shërbimeve është ajo çka i dallon nga të tjerët. Bashkëpunimi i brendshëm, aftësitë profesionale dhe integriteti moral janë në thelb të kulturës së tyre. Ata punojnë fort dhe në mënyrë të palodhur për klientët e tyre, me qëllim për të ndërthurur risitë pa cenuar efikasitetin.

Punonjësit e tyre janë avantazhi kryesor konkurrues dhe në mënyrë që ata të përmbushim misionin e tyre, objektivi i brendshëm është krijimi i ekipeve të qëndrueshme të punës të përbëra nga individë tepër të talentuar.

Ata janë për t’u ofruar shërbimin më të mirë klientëve të tyre dhe për t’u siguruar partnerëve dhe aksionerëve, vijimësi dhe rritje të biznesit në përputhje me pritshmëritë dhe besimin e tyre.

Procesi i rekrutimit në Bankën Credins është një proces tepër i rëndësishëm, pasi njerëzit që punësojnë do të jenë çelësi për përmbushjen e misionit të tyre. Krahas njohurive dhe aftësive profesionale, të cilat janë të nevojshme për përmbushjen e secilit rol, ata janë në kërkim të cilësive të tjera për t’u ofruar klientëve një shërbim të shkëlqyer, për të përmbushur detyrimet e parashikuara në statutin e kompanisë dhe për të ruajtur avantazhin konkurrues që i karakterizon.


INFORMACIONE KONTAKTI