Kompanitë Këshillim Karriere Kthehu te duapune.com


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Specialist Audit i Brendshem

Tirane, Shqipëri 13-10-2026 edhe 13 ditë

Tirane

SHKK FED INVEST
kërkon të punësojë:

SPECIALIST AUDIT I BRENDSHEM

  • Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi, Audit ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 3–5 vite eksperiencë pune në audit të brendshëm, audit të jashtëm.
  • Eksperiencë e mëparshme në sektorin financiar, bankar ose mikrofinanciar.

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
121227
Kategoria e Punës / Profesioni:
Auditor
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
---
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
13-10-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

FED invest është një institucion i rëndësishëm financiar në Shqipëri, me një traditë 34 vjecare në treg, i specializuar në ofrimin e shërbimeve financiare. FED invest shpall pozicionin vakant:

‘’Specialist Audit i Brendshem ’’Departamenti Audit i Brendshem


Detyrat

Qëllimi i pozicionit

Të kontribuojë në vlerësimin e pavarur dhe objektiv të efektivitetit të sistemit të kontrollit të brendshëm, menaxhimit të riskut dhe proceseve të qeverisjes së institucionit, duke siguruar përputhshmëri me legjislacionin në fuqi dhe politikat e brendshme.

Përgjegjësitë kryesore

  • Kryen auditime sipas planit vjetor të auditimit të miratuar.
  • Vlerëson sistemet e kontrollit të brendshëm dhe efektivitetin e tyre.
  • Analizon proceset operative, financiare, kreditore dhe administrative.
  • Vlerëson risqet operative, financiare, ligjore dhe të pajtueshmërisë.
  • Kontrollon respektimin e akteve ligjore, rregulloreve dhe procedurave të institucionit.
  • Harton raporte auditimi dhe rekomandime për përmirësimin e proceseve.
  • Monitoron zbatimin e rekomandimeve dhe raporton mbi progresin.
  • Bashkëpunon me auditorët e jashtëm, autoritetet mbikëqyrëse dhe strukturat e tjera të institucionit.

Kualifikimet

Kriteret e pranimit

  • Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi, Audit ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 3–5 vite eksperiencë pune në audit të brendshëm, audit të jashtëm, menaxhim risku, pajtueshmëri (Compliance) ose kontroll të brendshëm.
  • Eksperiencë e mëparshme në sektorin financiar, bankar ose mikrofinanciar.
  • Njohuri të mira të kuadrit ligjor dhe rregullator që rregullon veprimtarinë e institucioneve financiare.
  • Njohuri mbi menaxhimin e riskut dhe sistemet e kontrollit të brendshëm.
  • Aftësi shumë të mira analitike, raportimi dhe interpretimi të të dhënave financiare.
  • Njohuri të avancuara të Microsoft Excel dhe programeve të tjera të analizës së të dhënave.
  • Integritet profesional, objektivitet dhe aftësi për të ruajtur konfidencialitetin.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Përbëjnë avantazh

  • Certifikime profesionale

Të interesuarit duhet të dergojne CV, pranë SHKK FED invest, Departamenti i Burimeve Njerëzore, në adresen e e-mailit: [email protected]

Afati i aplikimit

Aplikimet pranohen deri më datë 13.10.2026.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
www.fedinvest.al/en/


SHKK FED invest

SHKK "FED invest" është një institucion financiar i ndërtuar mbi parimet kooperative. Misioni ynë është që të ofrojmë gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh financiare, veçanërisht ndaj popullsisë që jeton në zonat rurale të Shqipërisë, me qëllim rritjen e përfshirjes financiare dhe reduktimin e përgjithshëm të varfërisë. Ne operojmë në mënyrë miqësore, duke përdorur teknologji bankare moderne.

Shoqëri Kursim -Krediti "FED invest", Tiranë me licencë Nr.102, datë 27.11.2002, ka të drejtën të ushtrojë veprimtarinë e lejueshme në përputhje me ligjin nr. 8782, datë 03.05.2001 për Shoqëritë e Kursim-Kreditit, i ndryshuar, si vijon:

1 - të marrë depozita me ose pa interes vetëm nga anëtarët e shoqërisë së kursim kreditit,
2 - t'iu japë hua vetëm anëtarëve të shoqërisë së kursim kreditit si dhe të përcaktojë afatet dhe kushtet që shoqërojnë huatë.


INFORMACIONE KONTAKTI