Kompanitë Këshillim Karriere Kthehu te duapune.com


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Senior/Specialist i Riskut të Kredisë së Klientëve të Biznesit të Madh

Tirane, Shqipëri 30-10-2026 edhe 27 ditë

Tirane

UNION BANK
kërkon të punësojë:

SENIOR/SPECIALIST I RISKUT TË KREDISË SË KLIENTËVE TË BIZNESIT TË MADH

  • Diplomë Universitare në Fakultetin e Ekonomisë, dega Administrim-Biznesit ose fusha te ngjashme;

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
121402
Kategoria e Punës / Profesioni:
Specialist Risku
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
3 vite
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
30-10-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Union Bank prej 20 vitesh operon me sukses në tregun bankar shqiptar, e konsoliduar si një institucion i sigurt, i qëndrueshëm dhe me performancë të shkëlqyer. Përmes një rrjeti të gjerë prej 34 degësh dhe 76 ATM-sh të shpërndara në qytetet kryesore të vendit, banka u ofron mbi 150,000 klientëve një shërbim profesional dhe të besueshëm. Që nga fillimi i aktivitetit në vitin 2006, Union Bank ka njohur rritje të vazhdueshme, duke arritur sot mbi 100 miliardë lekë në total asete.

Ne promovojmë një kulturë pune të bazuar në diversitet, gjithë përfshirje dhe mundësi të barabarta zhvillimi, ku secili anëtar i ekipit vlerësohet si pjesë thelbësore e suksesit tonë. Union Bank investon vazhdimisht në trajnimin dhe zhvillimin profesional të punonjësve, me misionin për të garantuar një eksperiencë bankare të shkëlqyer për klientët.

Ne i vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnikë dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj, kërkojmë kandidatë të përshtatshëm për t’u bërë pjesë e skuadrës sonë në Departamentin e Riskut të Kredive për Biznesin në pozicionin:

Senior/Specialist i Riskut të Kredisë së Klientëve të Biznesit të Madh

Qëllimi i përgjithshëm i punës:

Të sigurojë që kreditë për biznese, të shitura nga strukturat e ngarkuara të bankës, janë me risk kreditor të njohur dhe të pranueshëm nga banka. Përgjegjës në ndjekjen e metodologjisë, ecurisë dhe problemet në fushën e riskut të kredive për bizneset.


Detyrat

Përgjegjësitë kryesore:

  • Përgjegjës për analizen e aplikimeve kreditore biznes ne funksion te vleresimit te riskut te kredise dhe pergatitjen e Raportit te vleresimit te riskut dhe venien ne dispozicion te komitetit te kredise duke u kujdesur per shqyrtimin ne kohe te tyre.
  • Shqyrton aplikimet kreditore biznes Large/Korporate sipas kategorizimeve ne fuqi, njekohesisht ne rast nevoje mund te punoje dhe raste SME.
  • Mban marredhenien me Menaxheret e Marredhenieve me Klientet në Departamentin e Klienteve te Biznesit te Madh gjate procesit te vleresimit te aplikimeve kreditore dhe ne procese te tjera te lidhura (monitorime, modifikime dhe rishikim te faciliteteve dhe kredive) duke operuar ne perputhje me politikat dhe procedurat ne fuqi dhe duke ruajtur nje nivel risku te pranueshem nga banka.
  • Bashkepunon dhe mban marrdhenie me te gjithe departamentet dhe palet e interesuara te brendshme, lidhur me funksionin e riskut biznes.
  • Viziton klientët për një vlerësim të saktë të riskut të kredisë sipas parashikimeve te procedures kreditore.
  • Pajis administratën e Kredisë dhe/ose departamentin ligjor, me të gjitha të dhënat dhe dokumentacionet e përshtatshme për të vazhduar proçesimin e mëtejshem të kredisë në pergatitjen e dokumentacionit të kredisë, disbursimit etj.
  • Bashkëpunon në zhvillimin e politikave dhe procedurave te brendshme sipas orientimeve dhe ne funksion te permiresimit te proceseve, produkteve apo zhvillimeve te tjera duke vleresuar dhe konsideruar risqet dhe manaxhimin e tyre.
  • Merr pjese ne projekte te ndryshme te institucionit sipas kerkeses dhe orientimeve te drejtuesit te njesise/departamentit.
  • Zhvillon plane monitoruese dhe mbikqyr portfolin përmes përdorimit të metodave të ndryshme si, analiza dhe vlerësimi i vazhdueshem, ia paraqet rezultatet KK-së dhe propozon rekomandime për veprime parandaluese dhe korrigjuese.
  • Bashkëpunon në zgjidhjen e problemeve të përgjithshme apo çështjeve të veçanta në lidhje me kredinë.
  • Ndihmon ne pergatitjen e trajnimeve te pergjithshme dhe zhvillon (kur i caktohet) trajnime te stafit te perfshire ne kredidhenien e klienteve te biznesit.
  • Raporte, analiza apo detyra te tjera qe mund ti caktohen nga drejtuesi i njesise/departamentit
  • Merr pjese ne procesin e monitorimit dhe vleresimit te cilesise se kredidhenies ne dege/agjensi ne rastet kur kerkohet
  • I raporton Drejtorit të Departamentit mbi ecurine e proçesit të kredidhënies në degë/agjensitë e Bankës.
  • Propozon udhëzime për ndryshime/permiresime të proçeseve dhe proçedurave.

Kualifikimet

Profili Individual:

  • Diplomë Universitare në Fakultetin e Ekonomisë, dega Administrim-Biznesit ose fusha te ngjashme;
  • Eksperiencë të mëparshme min 3 vjeçare në kredidhënien e biznesit apo riskut të kredisë së biznesit;
  • Aftësi të analizës financiare të aplikimeve kreditore;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi verbale dhe me shkrim;
  • Aftësi të shkëlqyera analitike, raportimi, i/e kujdesshëm ndaj detajeve.
  • Aftësi për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht.
  • Njohuri mjaft të mira të programeve bazë MS Office si dhe të gjuhës Angleze.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Mënyra e aplikimit

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin, brenda datës 16.10.2026:

  • CV-në;
  • letrën e shprehjes së interesit për pozicionin.

Dokumentet duhet të dërgohen në adresën e e-mailit: [email protected].

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Kulturës Organizative.

Njoftim për mbrojtjen e të dhënave personale

Union Bank sh.a. deklaron se përpunon të dhënat personale të aplikantëve për qëllimet e administrimit të procesit të rekrutimit, mbështetur në Ligjin Nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr. 42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale janë kryesisht të dhëna të kontaktit, të dhëna mbi arsimin, eksperiencën profesionale dhe çdo informacion tjetër të deklaruar nga vetë aplikanti në CV -të dhe dokumentacionin shoqërues.

Union Bank sh.a. zbaton masa teknike dhe organizative me qëllim që të garantojë ruajtjen e sigurisë së të dhënave personale që përpunon. Të dhënat ruhen vetëm për periudhën e nevojshme të përfundimit të procesit të rekrutimit dhe aksesohen vetëm nga personeli i autorizuar, i cili ka për detyrë të ruajë konfidencialitetin e të dhënave personale.

Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. informohen se të dhënat e tyre personale do të përpunohen nga Banka sipas përshkrimit të mësipërm.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë akses, korrigjim, fshirje, kufizim të përpunimit të të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këto të drejta ata mund të kontaktojnë në adresën e email: [email protected]


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
www.unionbank.al


Union Bank

Union Bank operon prej më shumë se 18 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 68 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 130,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 100 miliard Lekë asete.

Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.


INFORMACIONE KONTAKTI