ASISTENTE EKZEKUTIVE
- Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Menaxhim, Shkenca Sociale ose fusha të ngjashme (preferohet, por nuk është e detyrueshme)
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.
Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.
CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës: Asistente Ekzekutive.
Qëllimi i punës:
Asistenti Ekzekutiv do të ofrojë mbështetje administrative të nivelit të lartë për CEO, Presidentin dhe GM e kompanisë, duke siguruar koordinimin dhe ekzekutimin e vazhdueshëm të operacioneve të përditshme. Ky rol kërkon aftësi të shkëlqyera organizative, komunikuese dhe për zgjidhjen e problemeve, si dhe aftësinë për të trajtuar informacionin e ndjeshëm me maturi.
Roli dhe përgjegjësitë:
Aftësitë dhe kualifikimet:
Çfarë ofrojmë:
✔ Paketë të mbulimit shëndetësor.
✔ Mundësi reale promovimi dhe zhvillimi të karrierës.
✔ Trajnime të shumta profesionale dhe programe zhvillimi.
✔ Fleksibilitet në organizimin e orarit të punës.
✔ Mundësi për të punuar remote deri në 2 ditë në muaj.
✔ Pagë të 13-të
Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar në linkun (Karriera CCBS) ose në emailin [email protected] brenda datës 30/10/2026.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.
Të nderuar aplikantë: Nëse na drejtoheni përmes e-mail për të derguar CV-në tuaj me qëllim aplikimin për pozicione të reja pune pranë CCBS, jeni të lutur të shtoni në CV-në ose e-mailin tuaj deklaratën e mëposhtme:
“Jap pëlqimin dhe autorizoj CCBS të përpunojë të dhënat e mia personale të pranishme në CV në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar, me qëllim rekrutimi”.
Ju bëjmë me dije se në mungesë të këtij autorizimi, aplikimi Juaj nuk do të merret në konsideratë, por do të skualifikohet dhe fshihet menjëherë.Nëse keni pyetje në lidhje me këtë Autorizimin ose dëshironi informata shtesë në lidhje me mënyrën e mbrojtjes së të dhënave tuaja personale, mund të kontaktoni personin përgjegjës pranë CCBS në numrin e telefonit 0682019291.CCBS informon kandidatët se të dhënat personale të mbledhura përmes portalit online njoftime.com, për pozicione të lira pune, se të dhënat e tyre personale të pranishme në CV, do të trajtohen në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar”;CCBS do të ruajë në mënyrë konfidenciale dhe nuk do të tranferojë CV-të e kandidatëve që aplikojnë për pozicione të lira tek ndonjë palë e tretë ose të përdorë për ndonjë qëllim tjetër përveç atij të rekrutimit. Në rast se kandidatët nuk do të përzgjidhen për intervistë, CV-të e dërguara prej tyre do të fshihen dhe shkatërrohen sipas ligjit në fuqi, maksimumi 5 ditë pune nga data e mbylljes së njoftimit, duke mos lejuar humbjen, ndryshimin, përhapjen e pa-autorizuar ose ndërhyrjen te të dhënat personale të transmetuara, ruajtura apo përpunuara. CCBS do të përpunojë të dhënat personale vetëm në masën dhe mënyrën e nevojshme që përcaktojnë kërkesat e punës, ose në përputhje me kërkesat e parashikuara nga legjislacioni Shqiptar.CCBS mbron të dhënat tuaja personale me teknologji më bashkëkohore të IT-së dhe me sisteme të mbrojtjes fizike. Në përputhje me kuadrin ligjor ne fuqi, Kandidati gëzon të drejtën që në çdo moment, nëpërmjet një kërkese pranë CCBS në adresën [email protected], Ju keni të drejtë që të aksesoni këto të dhena si dhe të kërkoni fshirjen apo korrigjimin e tyre. Tërheqja e pëlqimit nuk ndikon në ligjshmërinë e përpunimit, i cili është bazuar në pëlqimin e dhënë me dërdimin e CV-së pranë CCBS përpara tërheqjes së tij.
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.
© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.
Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.
Abonohu për këtë kategori puneCoca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k (CCBS) eshte kompani lider ne tregun shqiptar te pijeve freskuese jo alkoolike me marka te njohura nderkombetare si Coca-Cola, Fanta, Sprite, Schweppes, Nestea, Monster.
Misioni i CCBS
• Të freskojë botën në trup, mendje dhe shpirt
• Të frymëzojë momente optimizmi me anë të produkteve dhe aktiviteteve të saj
• Të krijojë vlera dhe të bëj ndryshimin
Vizioni i CCBS
• Gjithmonë në kërkim të mënyrave të reja për të freskuar njerëzit
• Të kujdeset për shëndetin, mirëqenien,si dhe të bëj ndryshim pozitiv në jetën e konsumatoëve të saj si emocionalisht edhe fizikisht.
Mjedisi
• CCBS është e përkushtuar të respektojë dhe të ruajë mjedisin, duke minimizuar ndikimin tonë në mjedisin përreth, dhe ndikimin në mentalitin e njerëzve tanë.
Siguria
• CCBS beson në njerëzit e saj. Ata janë aseti më i rëndësishëm. Sistemi i tyre i sigurisë dhe i menaxhimit të parandalimit të humbjeve fokusohet në vlerësimin e riskut, minimizimin e riskut për të gjithë punonjësit dhe palët e treta të përfshira në biznes.
• CCBS siguron me anë të sistemit të menaxhimit të sigurisë së ushqimit, që kjo kompani është në gjendje të përmbushë standartet maksimale të sigurisë ushqimore në prodhimin dhe tregëtimin e produkteve të saj.