Kompanitë Këshillim Karriere Kthehu te duapune.com


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Menaxher Shitje Junior

Shqipëri 30-10-2026 edhe 27 ditë

Shqipëri

ORION SHPK
kërkon të punësojë:

MENAXHER SHITJE JUNIOR

  • Diplomë universitare, preferohet në Ekonomi, Marketing, Business Administration ose fusha të ngjashme;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, negocimi dhe prezantimi;

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
121408
Kategoria e Punës / Profesioni:
Menaxher Shitjesh
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
1 vit
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
30-10-2026
Vendodhja:
Shqipëri

Përshkrimi

Menaxheri i Shitjes Junior duhet të kontribuojë në rritjen e shitjeve të projekteve, përmes identifikimit dhe ndjekjes së klientëve potencialë, ofrimit të një eksperience profesionale gjatë gjithë procesit të shitjes dhe ndërtimit të marrëdhënieve afatgjata me klientët. Të mbështesë ekipin e shitjeve në arritjen e objektivave dhe të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të performancës dhe rezultateve të kompanisë.


Detyrat

  • Prezantimi dhe promovimi i projekteve tek klientët potencialë;
  • Pritja dhe asistimi i klientëve në zyrën e shitjeve dhe në kantier;
  • Identifikimi i nevojave të klientëve dhe prezantimi i alternativave të përshtatshme;
  • Ndjekja e klientëve nga kontakti fillestar deri në rezervim dhe finalizimin e shitjes;
  • Organizimi dhe realizimi i takimeve dhe vizitave në projekt;
  • Menaxhimi, përditësimi dhe mirëmbajtja e databazës së klientëve në CRM;
  • Ndjekja sistematike e leads dhe dokumentimi i çdo faze të procesit të shitjes;
  • Raportimi periodik mbi ecurinë e leads, takimeve, rezervimeve dhe shitjeve;
  • Bashkëpunimi me ekipin e shitjeve dhe departamentet e tjera për realizimin e objektivave;
  • Përmbushja e targeteve individuale dhe kontributi në objektivat e përgjithshme të ekipit;
  • Ndërtimi dhe ruajtja e marrëdhënieve profesionale dhe afatgjata me klientët;
  • Përfaqësimi profesional i kompanisë dhe projekteve të saj gjatë gjithë komunikimit me klientët.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare, preferohet në Ekonomi, Marketing, Business Administration ose fusha të ngjashme;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, negocimi dhe prezantimi;
  • Të ketë 1-3 Vite eksperiencë pune në këtë fushë;
  • Orientim i fortë drejt shitjeve dhe rezultateve;
  • Aftësi për të krijuar dhe zhvilluar marrëdhënie profesionale me klientët;
  • Energji, iniciativë dhe dëshirë për të mësuar dhe zhvilluar aftësitë profesionale;
  • Aftësi të mira organizative dhe menaxhim;
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të ndjekur objektiva individuale;
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office;
  • Njohja dhe përdorimi i sistemeve CRM përbën avantazh;
  • Përvoja në shitje, customer service ose real estate përbën avantazh, por nuk është e domosdoshme.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në adrese: [email protected]

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Afati i dorëzimit: 30.10.2026.

“ORION Shpk”, i mbledh dhe administron aplikimet dhe CV nëpërmjet emailit zyrtar [email protected] , nga ana juaj si kandidatë, me pëlqimin tuaj të shprehur qartë, si dhe në përputhje me legjislacionin e mbrojtjes së të dhënave personale (Ligji nr.124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”). Të dhënat tuaja personale do të përpunohen vetëm për qëllime të procedurës së përzgjedhjes së kandidatit të përshtatshëm për pozicionin e punës.

Të dhënat tuaja personale (në cilësinë e kandidatit për punë), do të përpunohen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, dhe Udhëzimin nr. 42, datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”, miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe Rregulloren e brendshme për mbrojtjen e të dhënave personale (miratuar nga “ORION Shpk”). Kjo vlen veçanërisht për parimet e mbrojtjes së të dhënave, kriteret ligjore të përpunimit, konfidencialitetin dhe sigurinë e të dhënave personale. Të dhënat tuaja aksesohen vetëm nga Departamenti i Burimeve Njerëzore, te cilat kane detyrimin për konfidencialitet. Çdo kandidat, gëzon dhe mund të kërkojë ushtrimin e të drejtave të tij ligjore lidhur me të dhënat e tij personale (e drejta e aksesit, ankimit, korrigjimit, fshirjes, kundërshtimit, etj parashikuar në ligj). Të dhënat e kandidatëve jo fitues do të fshihen ose shkatërrohen në momentin e përzgjedhjes së fituesit. Nëse kandidati ka ndonjë pyetje ose kërkesë në lidhje me përpunimin e të dhënave të tij personale, ai duhet t'i drejtohet “ORION Shpk”, në adresën e emailit [email protected]. Një inofmracion më të zgjeruar do të gjeni në “Politikën e Privatësisë” të publikuar në faqen tonë web: https://www.orion.al/.


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
www.orion.al


Orion shpk

“ORION” sh.p.k. eshte nje kompani qe operon ne sektorin e ndertimit prej afro nje dekade. Kompania jone fillon aktivitetin e saj ne vitin 1998 me pjesemarrjen ne akionet e nje kompanie me historik dhe eksperience shumevjecare ne fushen e ndertimit.

Ne rrugen drejt rritjes,  kemi ndertuar nje ure bashkepunimi te ngushte me perendimin, vecanerisht me nje vend fqinj me fame boterore ne arkitekture dhe ndertim sic eshte Italia. Projektet tona supervizohen ne cdo hap nga  partneret italiane te cilet prej vitesh kryesojne klasifikimet e ndertuesve me te mire ne Toscana te Italise. Ky bashkepunim i frytshem pasqyrohet ne teknologjine e aplikuar, ne projektim, ne vizionin bashkekohor dhe ne etiken e punes.

Ajo qe per ne eshte thelbesore eshte zbatimi me perpikmeri i Kodit te Pergjegjshmerise Sociale, duke respektuar fillimisht punonjesit tane. Njerezit jane aseti me i rendesishem i kesaj Kompanie. Punonjesit jane partneret tane ne biznes. Reduktimi maksimal i riskut, sigurimi i kushteve optimale te punes, vecanerisht per  skuadren e kantiereve te ndertimit jane themeli i vizionit tone.


INFORMACIONE KONTAKTI