Kompanitë Këshillim Karriere Kthehu te duapune.com


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Shërbim Klienti Dega Kamëz Afati 1 vit

Kamëz, Shqipëri 20-10-2026 edhe 12 ditë

Kamëz

UNION BANK
kërkon të punësojë:

SHËRBIM KLIENTI DEGA KAMËZ AFATI 1 VIT

  • Diplomë universitare në Ekonomi ose fusha të ngjashme (preferohet, por jo detyrim absolut).
  • Eksperiencë e mëparshme në produkte kreditore dhe shërbime bankare (avantazh).

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
121550
Kategoria e Punës / Profesioni:
Arkëtar Banke
Tipi i punës:
E përkohshme
Eksperiencë:
1 vit
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
20-10-2026
Vendodhja:
Kamëz, Shqipëri

Përshkrimi

Union Bank prej 20 vitesh operon me sukses në tregun bankar shqiptar, e konsoliduar si një institucion i sigurt, i Union Bank prej 20 vitesh operon me sukses në tregun bankar shqiptar, e konsoliduar si një institucion i sigurt, i qëndrueshëm dhe me performancë të shkëlqyer. Përmes një rrjeti të gjerë prej 34 degësh dhe 76 ATM-sh të shpërndara në qytetet kryesore të vendit, banka u ofron mbi 150,000 klientëve një shërbim profesional dhe të besueshëm. Që nga fillimi i aktivitetit në vitin 2006, Union Bank ka njohur rritje të vazhdueshme, duke arritur sot mbi 100 miliardë lekë në total asete.

Ne promovojmë një kulturë pune të bazuar në diversitet, gjithë përfshirje dhe mundësi të barabarta zhvillimi, ku secili anëtar i ekipit vlerësohet si pjesë thelbësore e suksesit tonë. Union Bank investon vazhdimisht në trajnimin dhe zhvillimin profesional të punonjësve, me misionin për të garantuar një eksperiencë bankare të shkëlqyer për klientët.

Aktualisht po kërkojmë profesionistë të aftë, me integritet dhe përkushtim, që dëshirojnë të bëhen pjesë e ekipit tonë dhe të kontribuojnë në funksionimin efikas të strukturës sonë aktuale. Ftojmë kandidatë të motivuar të aplikojnë për rolin:

Shërbim Klienti, Dega Kamëz

Afati 1 vit

Qëllimi i Rolit

Ky pozicion siguron ofrimin e një shërbimi të shkëlqyer ndaj klientëve duke dhënë këshillim të plotë dhe edukim financiar mbi të gjitha produktet dhe shërbimet bankare. Roli ka për qëllim identifikimin dhe trajtimin profesional të nevojave të klientëve, kthimin e tyre në mundësi shitjeje dhe arritjen e objektivave të biznesit, duke garantuar përputhshmëri të plotë me politikat dhe procedurat e bankës.


Detyrat

  • Identifikon klientët potencialë dhe këshillon paketat financiare e produktet elektronike që i përshtaten më së miri nevojave të tyre.
  • Siguron realizimin e objektivave individuale të shitjes dhe kontribuon në arritjen e objektivave të degës.
  • Ofron shërbim profesional dhe afatgjatë për klientët ekzistues dhe të rinj të bankës.
  • Menaxhon kërkesat financiare të klientëve individë duke ofruar këshillim të detajuar.
  • Proceson aplikime kreditore duke verifikuar dhe analizuar situatën financiare të klientit dhe duke formuluar një propozim të qartë.
  • Plotëson me saktësi dokumentacionin e produkteve bankare dhe siguron arkivimin e tij në format fizik dhe elektronik.
  • Respekton konfidencialitetin dhe trajton me kujdes çdo informacion të marrë gjatë procedurave të punës.
  • Kontrollon dhe ruan dokumentacionin për çdo produkt/transaksion sipas procedurave në fuqi.
  • Raporton menjëherë çdo problem, pasaktësi kontabël apo element dyshimi te drejtuesit e degës, në përputhje me manualet dhe rregulloret.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Ekonomi ose fusha të ngjashme (preferohet, por jo detyrim absolut).
  • Eksperiencë e mëparshme në produkte kreditore dhe shërbime bankare (avantazh).
  • Integritet i lartë personal dhe etikë e fortë profesionale.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, bashkëpunimi dhe orientimi drejt klientit.
  • Aftësi të shkëlqyera organizimi dhe menaxhimi të kohës.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të marrë iniciativa.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Çfarë Ofrojmë

  • Mundësi për t’u bërë pjesë e një ekipi profesionist dhe në rritje të vazhdueshme.
  • Trajnime të vazhdueshme në shërbim ndaj klientit, produkte bankare dhe procedura operacionale.
  • Mjedis pune motivues dhe mbështetës, me kulturë bashkëpunimi dhe respekti reciprok.
  • Paketë përfitimesh konkurruese në përputhje me tregun bankar.

Apliko tani duke dërguar CV-në tënde në [email protected] brenda dates 20.10.2026

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Kulturës Organizative.

Njoftim për mbrojtjen e të dhënave personale

Union Bank sh.a. deklaron se përpunon të dhënat personale të aplikantëve për qëllimet e administrimit të procesit të rekrutimit, mbështetur në Ligjin Nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr. 42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale janë kryesisht të dhëna të kontaktit, të dhëna mbi arsimin, eksperiencën profesionale dhe çdo informacion tjetër të deklaruar nga vetë aplikanti në CV -të dhe dokumentacionin shoqërues.

Union Bank sh.a. zbaton masa teknike dhe organizative me qëllim që të garantojë ruajtjen e sigurisë së të dhënave personale që përpunon. Të dhënat ruhen vetëm për periudhën e nevojshme të përfundimit të procesit të rekrutimit dhe aksesohen vetëm nga personeli i autorizuar, i cili ka për detyrë të ruajë konfidencialitetin e të dhënave personale.

Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. informohen se të dhënat e tyre personale do të përpunohen nga Banka sipas përshkrimit të mësipërm.


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
www.unionbank.al


Union Bank

Union Bank operon prej më shumë se 18 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 68 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 130,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 100 miliard Lekë asete.

Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.


INFORMACIONE KONTAKTI