Kompanitë Këshillim Karriere Kthehu te duapune.com


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Intern ne Departamentin e Logjistikes dhe Prokurimeve

Tirane, Shqipëri 04-11-2026 edhe 27 ditë

Tirane

ALUFLOR AMERICA
kërkon të punësojë:

INTERN NE DEPARTAMENTIN E LOGJISTIKES DHE PROKURIMEVE

  • Student ose i/e sapodiplomuar në Logjistikë, Menaxhim Biznesi, Ekonomi.
  • Njohuri bazë mbi proceset e logjistikës dhe prokurimeve.
  • Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
121605
Kategoria e Punës / Profesioni:
Internship
Tipi i punës:
Internship
Eksperiencë:
0 vite (Pa eksperiencë)
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
04-11-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Njoftim për intership –Logjistikë dhe prokurime

Aluflor sh.p.k., kompani lider në projektimin, prodhimin dhe instalimin e fasadave, dyerve, dritareve dhe sistemeve të aluminit, ofron mundësi Internshipi në Departamentin e Logjistikës dhe Prokurimeve për studentë dhe të sapodiplomuar që dëshirojnë të fitojnë eksperiencë praktike në menaxhimin e furnizimeve, logjistikës dhe proceseve të prokurimit.


Detyrat

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Mbështetje në procesin e prokurimit të materialeve, pajisjeve dhe shërbimeve.
  • Asistim në kërkimin, vlerësimin dhe komunikimin me furnitorët.
  • Ndjekja e porosive dhe koordinimi i afateve të furnizimit.
  • Mbajtja dhe përditësimi i dokumentacionit të prokurimeve dhe logjistikës.
  • Mbështetje në organizimin dhe monitorimin e lëvizjes së materialeve dhe mallrave.
  • Bashkëpunim me departamentet e tjera për koordinimin e nevojave operative.
  • Përgatitja e raporteve dhe evidencave të nevojshme sipas kërkesave të departamentit.
  • Mbështetje në monitorimin e stokut dhe inventarit.

Kualifikimet

Kualifikimet dhe Kërkesat:

  • Student ose i/e sapodiplomuar në Logjistikë, Menaxhim Biznesi, Ekonomi, Inxhinieri Industriale ose fusha të ngjashme.
  • Njohuri bazë mbi proceset e logjistikës dhe prokurimeve.
  • Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Aftësi komunikimi dhe pune në grup.
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
  • Njohuri të gjuhës angleze përbëjnë avantazh.
  • Dëshirë për të mësuar dhe zhvilluar aftësi profesionale në një mjedis dinamik.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Çfarë Ofrojmë:

  • Trajnim praktik dhe mentorim nga profesionistë me eksperiencë.
  • Mundësi për të fituar eksperiencë reale në projekte të rëndësishme të kompanisë.
  • Ambient profesional dhe bashkëpunues pune.
  • Mundësi punësimi pas përfundimit me sukses të programit të internshipit.

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit [email protected], duke specifikuar në subjekt: "Aplikim për Internship – Logjistikë dhe Prokurime".

Adresa: Rr."Gramoz Pashko", Terminali i Jug-Lindjes, Tiranë.

Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
www.aluflor.com


Aluflor America

Themeluar nga Florentia Erjola Xheko, Aluflor America është e specializuar në projektimin dhe realizimin e fasadave moderne me cilësi të lartë.

Në bashkëpunim me kompani gjermane, ajo ofron zgjidhje inovative që kombinojnë estetikën, teknologjinë dhe eficiencën energjetike. Kompania synon të jetë partner i besueshëm për projekte komplekse, duke vepruar mbi baza profesionale, etike dhe të qëndrueshme, me fokus në përgjegjësinë sociale dhe mbrojtjen e mjedisit.


INFORMACIONE KONTAKTI