Kompanitë Këshillim Karriere Kthehu te duapune.com


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Drejtor të Shitjeve Enterprise (DSHE)

Tirane, Shqipëri 11-11-2026 edhe 27 ditë

Tirane

INFOSOFT GROUP
kërkon të punësojë:

DREJTOR TË SHITJEVE ENTERPRISE (DSHE)

  • Minimumi 5 vite eksperiencë në menaxhimin e shitjeve, preferohet në sektorin IT, veçanërisht në produktet dhe zgjidhjet Server, Storage, Security etj.

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
121855
Kategoria e Punës / Profesioni:
Drejtor Shitjesh
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
5 vite
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
11-11-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

ITD sh.p.k. eshte nje kompani Distributore e Teknologjive IT, te prodhuesve nderkombetare si HP, Dell, Lenovo, Cisco, Fortinet, Check Point, etj me mbi 30 vite eksperiencë në treg.

Klientët e ITD në segmentin Enterprise janë kompanitë System Integratore në IT dhe ato që shesin në B2B.

Kërkohet punesimi i Drejtor të Shitjeve Enterprise, me eksperiencë të konsoliduar në drejtimin e ekipeve të shitjes, zhvillimin e biznesit dhe menaxhimin e marrëdhënieve me klientët strategjikë, ku prioritet janë ndërtimi i marrëdhënieve afatgjata, identifikimi i mundësive të reja të biznesit dhe realizimi i objektivave të shitjeve.


Detyrat

  • Harton dhe zbaton strategjinë e shitjeve Enterprise, duke garantuar realizimin e objektivave dhe rritjen e qëndrueshme të biznesit.
  • Drejton, organizon dhe zhvillon ekipin e shitjeve, duke përcaktuar objektiva dhe monitoruar performancën.
  • Identifikon mundësi të reja biznesi, zgjeron portofolin e klientëve dhe zhvillon marrëdhënie afatgjata me klientët strategjikë dhe partnerët.
  • Mbikëqyr proceset e ofertimit, negocimit dhe kontraktimit, duke siguruar përputhshmëri me politikat tregtare të kompanisë.
  • Bashkëpunon me ekipet e produkteve dhe strukturat e tjera për zhvillimin e zgjidhjeve teknologjike që përmbushin nevojat e klientëve.
  • Analizon tregun dhe konkurrencën, planifikon shitjet dhe identifikon mundësi për forcimin e pozicionit të kompanisë.
  • Monitoron rezultatet dhe raporton periodikisht pranë Drejtimit të Lartë mbi performancën, objektivat dhe zhvillimet e biznesit.
  • Bashkëpunon me strukturat e ITD Group për iniciativa strategjike dhe mundësi të reja biznesi në rajon.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Ekonomi, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 5 vite eksperiencë në menaxhimin e shitjeve, preferohet në sektorin IT, veçanërisht në produktet dhe zgjidhjet Server, Storage, Security etj.
  • Eksperiencë e dëshmuar në drejtimin dhe zhvillimin e ekipeve të shitjes.
  • Aftësi drejtuese, planifikimi, negocimi dhe vendimmarrjeje.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.
  • Aftësi për të zhvilluar projekte komplekse, bashkëpunim të ngushtë me Presales dhe krijimi i mundësive të reja të biznesit me rishitesat.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.
ÇFARË OFROJMË
  • Paketë konkurruese shpërblimi, në përputhje me nivelin drejtues të pozicionit dhe eksperiencën profesionale.
  • Skemë atraktive bonusesh, e bazuar në objektiva të qarta dhe në performancën individuale e të ekipit.
  • Mundësi zhvillimi profesional, trajnime të specializuara dhe certifikime.
  • Angazhim në projekte strategjike në industrinë e Teknologjisë së Informacionit.
  • Benefite te tjera nga kompania
SI TË APLIKONI

Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë CV-në në adresën: [email protected]

Subjekti: Drejtor i Shitjeve Enterprise (DSHE)

Vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e mëtejshme do të kontaktohen.

Shënim – Politika e Privatësisë: ITD sh.p.k. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale dhe aktet përkatëse nënligjore për përpunimin e të dhënave të kandidatëve për punë.


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
www.infosoftgroup.com.al


Infosoft Group

InfoSoft Group ka udhëhequr distribucionin e produkteve të konsumit dhe IT në Shqipëri dhe në rajon për më shumë se dy dekada. Grupi është sot një nga sipërmarrjet e mëdha që angazhon profesionistë të klasit të lartë me ekspertizë të gjerë në fushën e tyre respektive, të cilët me punën e tyre sinergjike kanë mundësuar krijimin e InfoSoft Group. Grupi ofron zgjidhje me performancë të lartë për çdo aspekt të ambientit tuaj IT. Themeluar në 1991, historia e Grupit, sikundër dhe e ardhmja e tij, është karakterizuar nga udhëheqje konstante drejt kualitetit dhe pasionit për të identifikuar zgjidhje të reja për probleme komplekse. Grupi është i përbërë nga pesëmbëdhjetë kompani simotra që me produktet dhe zgjidhjet e tyre unike janë furnizues të sukseshëm në Shqipëri dhe rajon.


INFORMACIONE KONTAKTI