Kompanitë Këshillim Karriere Kthehu te duapune.com


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Menaxher Projekti Infrastrukture

Tirane, Shqipëri 28-10-2026 edhe 12 ditë

Tirane

BALFIN DEVELOPMENT
kërkon të punësojë:

MENAXHER PROJEKTI INFRASTRUKTURE

  • Të ketë 8 deri 10 vite eksperiencë profesionale në projekte ndërtimi, me eksperiencë të provuar në menaxhimin ose koordinimin e projekteve infrastrukturore.

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
121870
Kategoria e Punës / Profesioni:
Menaxher Projektesh
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
10+ vite eksperiencë
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
28-10-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.

Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

Pozicioni: Menaxher i Projektit të Infrastrukturës

Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Është përgjegjës për planifikimin, koordinimin dhe menaxhimin e investimeve në projekte infrastrukturore, duke siguruar realizimin e objektivave të projektit në përputhje me planin e biznesit, buxhetin, afatet dhe standardet e përcaktuara. Koordinon bashkëpunimin ndërmjet strukturave të brendshme, kompanive kontraktore, bashkëzhvilluesve, konsulentëve dhe palëve të tjera të përfshira në projekt, duke monitoruar progresin dhe duke adresuar çështjet që ndikojnë në realizimin e suksesshëm të investimit.


Detyrat

  • Kontribuon në përgatitjen e Planit të Biznesit të projektit, duke ofruar vlerësime per kostot, burimet, afatet dhe nevojat per investim.
  • Drejton dhe koordinon planifikimin, zhvillimin dhe realizimin e projektit infrastrukturor, duke siguruar përputhjen me objektivat e miratuara dhe strategjinë e investimit.
  • Përgatit dhe përditëson masterplanin e projektit në bashkëpunim me strukturat dhe palët e përfshira, duke përcaktuar aktivitetet, afatet, varësitë dhe përgjegjësitë. Monitoron zbatimin e tij dhe propozon masa korrigjuese në rast devijimesh.
  • Përgatit dhe monitoron buxhetin e projektit, planin e investimeve dhe parashikimet financiare, duke kontrolluar kostot dhe përdorimin efikas të burimeve.
  • Koordinon bashkëpunimin ndërmjet strukturave të brendshme, kontraktorëve, bashkëzhvilluesve, konsulentëve dhe palëve të tjera të interesuara, duke shërbyer si pikë kontakti për çështjet që lidhen me zhvillimin dhe realizimin e projektit.
  • Inicion, ndjek dhe koordinon procedurat e prokurimit për kontratat e punimeve infrastrukturore, projektimit, supervizionit, konsulencës dhe shërbimeve të tjera të nevojshme për investimin.
  • Menaxhon kontratat e lidhura në kuadër të projektit, duke monitoruar përmbushjen e detyrimeve kontraktuale, afateve, kostove, specifikimeve teknike dhe kushteve të dakordësuara.
  • Monitoron progresin e projektit në raport me projektet teknike të miratuara, standardet e cilësisë, buxhetin dhe afatet e përcaktuara, duke koordinuar adresimin e çdo devijimi me palët përgjegjëse.
  • Identifikon, vlerëson dhe menaxhon risqet e projektit, duke propozuar masa parandaluese dhe korrigjuese për të minimizuar ndikimin e tyre në kosto, afate dhe rezultatet e investimit.
  • Vlerëson kërkesat për ndryshime në objektivat, parametrat teknikë, buxhetin ose kushtet kontraktuale të projektit, analizon ndikimin e tyre dhe paraqet për miratim ndryshimet që tejkalojnë kompetencat e pozicionit.
  • Siguron ndjekjen e dokumentacionit teknik, kontraktual dhe administrativ të nevojshëm për zhvillimin e projektit, në koordinim me strukturat përgjegjëse dhe partnerët e përfshirë.
  • Ndjek proceset e nevojshme për marrjen e lejeve, miratimeve dhe autorizimeve që lidhen me projektin, në bashkëpunim me strukturat dhe subjektet përgjegjëse.
  • Organizon takimet periodike në lidhje me projektin, dokumenton vendimet dhe detyrat e dakordësuara, përcakton përgjegjësit dhe afatet dhe ndjek mbylljen e tyre.
  • Monitoron ecurinë e punimeve infrastrukturore në raport me projektet teknike të miratuara, specifikimet kontraktuale, standardet e cilësisë dhe afatet, në koordinim me supervizionin dhe kontraktorët përgjegjës.
  • Kryen vizita periodike në kantier, sipas nevojës së projektit, për të verifikuar progresin dhe përputhshmërinë e punimeve me dokumentacionin e miratuar, duke dokumentuar problematikat dhe ndjekur zgjidhjen e tyre me palët përgjegjëse.
  • Kryen vlerësimin periodik te performancës se kontraktorëve, bashkëzhvilluesve dhe palëve të tjera të përfshira, sipas kritereve të cilësisë, respektimit të afateve, bashkëpunimit dhe rezultateve të arritura, duke dokumentuar përfundimet dhe rekomandimet përkatëse.
  • Identifikon mundësitë për përmirësimin e proceseve të menaxhimit, koordinimit dhe kontrollit të projektit, me synim rritjen e efikasitetit dhe realizimin e objektivave të investimit.

Kualifikimet

Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi/Infrastrukturë

Kualifikime të tjera:

  • Të ketë 8 deri 10 vite eksperiencë profesionale në projekte ndërtimi, me eksperiencë të provuar në menaxhimin ose koordinimin e projekteve infrastrukturore.
  • Njohuri të mira të legjislacionit shqiptar në fushën e ndërtimit dhe të standardeve teknike përkatëse.
  • Njohuri në menaxhimin financiar të projekteve, buxhetim, planifikim investimesh dhe kontroll kostosh.
  • Aftësi në menaxhimin e kontratave, riskut dhe ndryshimeve në projekt.
  • Aftësi të forta analitike, mendim strategjik dhe orientim drejt rezultateve.
  • Aftësi shumë të mira organizative, planifikuese, koordinuese dhe komunikuese.
  • Aftësi për të analizuar dokumentacionin teknik, kontratat dhe raportet e projektit.
  • Njohuri shumë të mira të MS Project dhe MS Office.
  • Njohuri në AutoCAD, për shqyrtimin dhe interpretimin e dokumentacionit teknik.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

Shënime


Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecruit.com/jobs/Careers/705972000004563001/Infrastructure-Project-Manager?source=CareerSite

Afati i aplikimit: 28/10/2026

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 124/2024 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim në faqen e kompanisë
  • Klikoni Aplikoni .
  • Do të ridrejtoheni në faqen zyrtare të kompanisë për të përfunduar aplikimin.
  • Ndiqni udhëzimet e kompanisë për të dërguar aplikimin.
  • Shënim: Ky aplikim nuk dërgohet përmes sistemit të duapune.com dhe nuk do të shfaqet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia.

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
www.balfindevelopment.al


Balfin DEVELOPMENT

Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Mane Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.


INFORMACIONE KONTAKTI