Kompanitë Këshillim Karriere Kthehu te duapune.com


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Përgjegjës Magazine (për linjë prodhimi-fabrikë)

Tirane, Vorë, Shqipëri 13-11-2026 edhe 24 ditë

Tirane, Vorë

ALKOS GROUP
kërkon të punësojë:

PËRGJEGJËS MAGAZINE (PËR LINJË PRODHIMI-FABRIKË)

  • Eksperiencë pune 3-5 vite në menaxhimin e magazinës, e preferueshme në fabrikë ose mjedis industrial/prodhues.

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
121930
Kategoria e Punës / Profesioni:
Magazinier
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
3 vite
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
13-11-2026
Vendodhja:
Tirane, Vorë, Shqipëri

Përshkrimi

Kategoria e punës: Prodhim

Shoqeria SO CART sh.p.k., pjese e ALKOS Group, kompani prodhuese shqiptare, me aktivitet kryesor transformimin e letrës celulozë në produkt përfundimtar për konsumatorin, po kërkon të punësojë Përgjegjës Magazine (për linjë prodhimi-fabrikë)

Rreth Rolit: Ky pozicion ka rol kyç në organizimin dhe administrimin e magazinës, duke garantuar menaxhimin e saktë të lëndëve të para, materialeve ndihmëse, materialeve të paketimit dhe produkteve të gatshme, si dhe furnizimin në kohë të linjave të prodhimit.


Detyrat

  • Kryen me përgjegjësi të plotë të gjitha proceset e ngarkuara në magazinë.
  • Organizon dhe mbikëqyr aktivitetin e përditshëm të magazinës së fabrikës.
  • Siguron regjistrimin korrekt të hyrjeve, daljeve, transferimeve dhe kthimeve të materialeve.
  • Monitoron përputhjen ndërmjet gjendjes fizike të stokut dhe të dhënave në sistem.
  • Koordinon furnizimin e linjave të prodhimit me lëndë të para dhe materiale, duke shmangur ndërprerjet operative.
  • Organizon pranimin, sistemimin, ruajtjen dhe gjurmueshmërinë e materialeve dhe produkteve të gatshme.
  • Mbikëqyr inventarizimet periodike, analizon diferencat dhe propozon masa korrigjuese.
  • Organizon punën ditore të stafit të magazinës dhe monitoron produktivitetin, disiplinën dhe respektimin e procedurave.
  • Siguron përdorimin e duhur të hapësirave, pajisjeve të magazinës dhe zbatimin e rregullave të sigurisë në punë.
  • Përgatit raporte periodike mbi gjendjen e stokut, lëvizjet e materialeve, diferencat dhe problematikat operative.
  • Kryen punë të tjera brenda profilit.

Kualifikimet

  • Arsim i lartë në Inxhinieri, Inxhinieri Mekanike, Logjistikë ose fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë pune 3-5 vite në menaxhimin e magazinës, e preferueshme në fabrikë ose mjedis industrial/prodhues.
  • Preferohet të ketë eksperienca të mëparshme pune në role të ngjashme, mundësisht në industri prodhimi ose përpunimi të kartonit/letrës;
  • Njohuri të mira mbi proceset e magazinimit, kontrollin e inventarit dhe furnizimin e prodhimit.
  • Të ketë aftësi të mira organizative dhe të jetë i aftë për t’u përshtatur shpejt ndaj ndryshimeve;
  • Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe aftësi për të ndjekur protokollet e sigurisë.
  • Të ketë njohuri në përdorimin e makinerive dhe pajise industriale;
  • Njohuri të mira të Microsoft Excel; eksperienca me sisteme ERP/WMS përbën avantazh.
  • Aftësi të mira organizative, analitike, koordinuese dhe për zgjidhjen e problemeve.
  • Përgjegjshmëri, korrektësi, integritet dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Aftësi për të punuar në një mjedis dinamik prodhimi dhe për të bashkëpunuar me departamente të ndryshme.
  • Leje ose certifikim për përdorimin e pirunit ngritës përbën avantazh.
  • Person i organizuar, i orientuar drejt detajeve dhe me aftësi shumë të mira komunikuese e bashkëpunuese;
  • Përbën avantazh për këtë profil, zotërimi gjuhës italiane dhe/ose angleze.
  • Fleksibël me oraret e punës;
  • Transport i garantuar nga kompania.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Çfarë ofrojmë?

  • Pagë konkurruese, në përputhje me kualifikimin dhe eksperiencën.
  • Mjedis pune profesional, dinamik dhe bashkëpunues.
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe kontribut të drejtpërdrejtë në përmirësimin e proceseve operacionale të fabrikës.
  • Nëse keni eksperiencën dhe aftësitë e kërkuara, ju ftojmë të aplikoni dhe të bëheni pjesë e ekipit të SO CART.

Të interesuarat mund të na kontaktojnë për më shumë detaje në 0697053354 ose të dërgojnë aplikimin e tyre, në: [email protected]

Mbrojtja e të Dhënave Personale

Alkos Group Albania përpunon të dhënat personale të aplikantëve në përputhje me Ligjin Nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, si dhe me Udhëzimin Nr. 42, datë 22.07.2014, “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”.

Të dhënat personale të aplikantëve përfshijnë kryesisht informacionin e deklaruar në CV, letrat e motivimit, referencat dhe çdo dokument tjetër të dorëzuar gjatë procesit të aplikimit. Këto të dhëna përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, vlerësimi dhe përzgjedhjeje të kandidatëve.Duke aplikuar pranë Alkos Group Albania, aplikantët deklarojnë se janë në dijeni dhe pranojnë përpunimin e të dhënave të tyre personale sipas sa më sipër.Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë në çdo kohë: akses në të dhënat e tyre personale, korrigjimin ose përditësimin e tyre, fshirjen e të dhënave, kur është e aplikueshme sipas legjislacionit në fuqi.Për ushtrimin e këtyre të drejtave, aplikantët mund të kontaktojnë Departamentin e Burimeve Njerëzore në: [email protected]

Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me WhatsApp
  • Klikoni Apliko me WhatsApp .
  • Do të hapet WhatsApp me një mesazh të përgatitur automatikisht.
  • Mund ta ndryshoni mesazhin dhe t'i bashkëngjitni CV-në përpara se ta dërgoni.
  • Shënim: Ky aplikim nuk dërgohet përmes sistemit të duapune.com dhe nuk do të shfaqet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia.

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune


ALKOS GROUP

One of the biggest distributors in Albania Since 2004 Import, promotion and distribution of high quality branded products are what Alkos knows best. It operates in several domestic market areas, representing different brands that have their own features. Consequently, our strategies are tailored to specific needs in terms of distribution, promotion and logistics. Following a well-thought-out selection, the brands we present in the market are supported through a consolidated distribution network. Brands and Partnerships What sets us apart We are aware that in order to be successful, we have to carefully choose prartners that share the same values with Alkos. Our favorable position in the market is greatly influenced by our collaborations with important players in Europe and the region. We support our collaborators by promoting their brands, and ultimately increase the presence in the market. We would like for our collaborations to be perceived as an inseparable part of their success.