Kompanitë Këshillim Karriere Kthehu te duapune.com


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Operator per Vinç Kulle

Tirane, Shqipëri 30-10-2026 edhe 8 ditë

Tirane

BOLV-OIL SH.A
kërkon të punësojë:

OPERATOR PER VINÇ KULLE

  • Certifikatë kualifikimi profesional për operator vinçi kulle, në Kategorinë I, Grupi A-1.
  • Dëshmi të trajnimit për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
122037
Kategoria e Punës / Profesioni:
Vincier
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
5 vite
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
30-10-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

BOLV Group, është themeluar në vitin 1992 dhe është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme ne Shqiperi. Aktivitetet e BOLV Group përfshijnë ndertimin, zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë te karburanteve, hoteleri, prodhim te produkteve inovative në industrinë e ndërtimit.

Nëse doni të punoni në nje ambient pune që ofron mundesi për rritje profesionale dhe kushte pune në standarte të larta, atëherë BOLV Group është vendi i duhur për ju. BOLV Group ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, mundësi të barabarta punësimi, paketë kompensimi tërheqëse dhe mundësinë për të zhvilluar talentin tuaj.

Ne jemi duke zgjeruar ekipin tonë dhe po kerkojmë Operatorit të vinçit kullë në Kantierin e Ndërtimit ne Kashar.

Operatori i vinçit kullë është përgjegjës për përdorimin e sigurt dhe efikas të vinçit gjatë proceseve të ngritjes, transportimit dhe pozicionimit të materialeve dhe pajisjeve në kantierin e ndërtimit, në përputhje me udhëzimet teknike, rregullat e sigurisë dhe shëndetit në punë.


Detyrat

  • Zbaton procedurat e sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe udhëzimet e përgjegjësit të sigurisë në kantier.
  • Nuk lejon ngritjen e ngarkesave mbi kapacitetin e lejuar ose transportimin e tyre mbi persona.
  • Nuk operon vinçin në rast defekti, mungese të pajisjeve të sigurisë ose paqartësie mbi qëndrueshmërinë e ngarkesës.
  • Respekton procedurat për ndërprerjen e punës, sigurimin dhe lënien e vinçit në gjendjen e përcaktuar nga prodhuesi, veçanërisht në përfundim të turnit dhe gjatë erërave të forta.
  • Nuk lejon përdorimin e vinçit nga persona të paautorizuar.
  • Operon vinçin e kullës për ngritjen, lëvizjen dhe uljen e materialeve të ndërtimit, pajisjeve dhe ngarkesave të tjera të autorizuara.
  • Kontrollon përpara fillimit të punës gjendjen teknike dhe funksionale të vinçit, duke përfshirë sistemet e komandimit, frenimit, sinjalizimit dhe pajisjet e sigurisë.
  • Verifikon funksionimin e kufizuesve të ngarkesës dhe të lëvizjes, si dhe të sistemeve të tjera mbrojtëse, sipas udhëzimeve të prodhuesit.
  • Zbaton kapacitetin maksimal të ngritjes dhe kufijtë e ngarkesës sipas tabelave teknike të vinçit, duke marrë parasysh rrezen e punës.
  • Bashkëpunon me sinjalizuesin dhe personelin përgjegjës për lidhjen e ngarkesave, duke zbatuar sinjalet e dakordësuara të komunikimit.
  • Siguron që ngritja, lëvizja dhe ulja e ngarkesave të kryhen në mënyrë të kontrolluar, pa rrezikuar punonjësit, objektet dhe pajisjet në kantier.
  • Ndalon menjëherë operimin në rast të sinjaleve të paqarta, pranisë së personave në zonën e rrezikut ose kushteve të pasigurta të punës.
  • Monitoron kushtet atmosferike, veçanërisht shpejtësinë e erës, dhe ndërpret punën kur tejkalohen kufijtë e lejuar nga prodhuesi ose kur kushtet paraqesin rrezik.
  • Mban komunikim të vazhdueshëm me përgjegjësin e kantierit, drejtuesin e punimeve dhe sinjalizuesin gjatë operacioneve të ngritjes.
  • Regjistron kontrollet ditore, orët e punës, defektet e konstatuara dhe çdo problem që lidhet me funksionimin e vinçit.

Kualifikimet

  • Certifikatë kualifikimi profesional për operator vinçi kulle, në Kategorinë I, Grupi A-1.
  • Dëshmi të trajnimit për sigurinë dhe shëndetin në punë.
  • Dokumentacionin e kërkuar për aftësinë shëndetësore sipas kërkesave te legjislacionit në fuqi.
  • Te kete te pakten 5 vite eksperience ne kete pozicion

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe dokumentet mbështetëse në format PDF në adresën:

[email protected] duke specifikuar në subjektin e emailit "Vinçier", ose ne website: www.BolvGroup.com

Aplikimet do të pranohen deri në datën: 30 Tetor 2026

Pas shqyrtimit te aplikimeve do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Të gjitha aplikimet do të mbahen në arkivë për një periudhë një vjecare.
*Ju njoftojmë se duke paraqitur dokumentet e aplikimit tuaj në adresën e mësipërme, ju i jepni BOLV Group pëlqimin tuaj për të përdorur të dhënat personale të përfshira në aplikimin tuaj për qëllime rekrutimi, në përputhje me kërkesat e Ligjit Nr. 124/2024 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale".


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
www.bolv.al


Bolv-Oil sh.a

Bolv-Oil është një shoqëri lider në tregëtimin me shumicë të Lëndeve djegëse (Gazoil 10ppm, Benzine pa plumb, Solar, Mazut, Lende djegese per kaldaja). Bolv-oil ka të shpërndarë në të gjithë territorin e Rep. së Shqipërisë 35 pika karburanti (tregëtim me pakice I naftës, benzinës dhe gazit), duke u dhënë mundësi klientëve tonë për furnizin në cdo kohë dhe në cdo vend. Cilësia e produktit që ofrojmë, korrektësia dhe shërbimi janë pikat më të forta të kompanisë Bolv-oil.


INFORMACIONE KONTAKTI