Kompanitë Këshillim Karriere Kthehu te duapune.com


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Specialist ne Drejtorine e Depozitarit

Tirane, Shqipëri 29-10-2026 edhe 7 ditë

Tirane

CREDINS BANK SH.A
kërkon të punësojë:

SPECIALIST NE DREJTORINE E DEPOZITARIT

  • Diplome e arsimit te larte ne shkencat ekonomike.
  • Diplomëemaster.
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze.
  • Aftesi shumë të mira komunikuese. 
  • Aftesi shume te mira analitike. 

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
122049
Kategoria e Punës / Profesioni:
Tjetër
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
1 vit
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
29-10-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Credins Bank kërkon të punësojë: SPECIALIST NE DREJTORINE E DEPOZITARIT

Funksionet e pozicionit:

Drejtoria e Depozitarit ka si funksion kryesor ofrimin e sherbimit te depozitarit per sipermarrjet e investimeve kolektive dhe fondeve te pensionit te licencuara ne Republiken e Shqiperise, sipas te gjitha kerkesave ligjore dhe standardeve me te larta profesionale.

Specialisti ne Drejtorine e Depozitarit eshte pergjegjes per realizimin ne kohe dhe ne menyre cilesore te te gjithe aktiviteteve ditore ne permbushje te detyrave ligjore te Depozitarit dhe angazhimeve kontraktuale kundrejt shoqerise se administrimit te SIK dhe FP.

Ne vijim gjendet pershkrimi i punes i detajuar per pozicionin.


Detyrat

Pergjegjesite e pozicionit:

  • Percjell informacionin ditor mbi levizjet e llogarise se fondit prane shoqerise administruese ne kohen e dakordesuar si dhe sipas formateve te rena dakord paraprakisht.
  • Kujdeset qe te siguroje te dhenat e domosdoshme per kalkulimin e Vleres Neto te Aseteve (dhe treguesve te tjere kyc) nga shoqeria administruese brenda orareve te dakordesuara dhe sipas formateve te rena dakord.
  • Ekzektuton ne sistemin e depozitarit te gjitha regjistrimet e te dhenave ditore qe lidhen me transaksionet e kuotambajtesve, transaksioneve bankare, transaksioneve me titujt, rifreskimin e te dhenave mbi vleren e titujve, kurset e kembimit, perllogaritjen e interesave etj.
  • Kalkulon, nepermjet sistemit, Vleren Neto te Aseteve te Fondit dhe pergatit informacionin qe do te rakordohet/perputhet me te dhenat e shoqerise administruese dhe ia paraqet ato eprorit sipas orareve te percaktuara ne proceduren e punes se depozitarit.
  • Mban kontakte te perditshme me shoqerine/te administruese te SIK dhe FP ne kuader te shkembimit te informacionit ditor ne funsksion te kalkulimit te VNA.
  • Kontrollon te gjitha urdherat dhe instruksionet e shoqerise/ve te administrimit te SIK dhe FP nese jane ne perputhje me legjislacionin ne fuqi, permbajtjen e prospektit dhe rregullat e fondit dhe vetem pas verifikimit te rregullsise se tyre, vijon me percjelljen e tyre prane eprorit me qellim qe te merren masat per ekzekutimin e tyre.
  • Ekzekutonhedhjen e sakte te te dhenave ditore (vlere e drejte e titujve, kurse kembimi,regjistrim transaksionesh me titujt, regjistrim transaksionesh bankare, perllogaritje interesash dhe shpenzimesh ditore etj) ne sistemin e depozitarit, te cilat i sherbejne kalkulimit te VNA qe do te realizohet diten pasardhese te punes.
  • Raporton menjehere prane eprorit ne rastet kur konstaton se shoqeria/te e administrimit te SIK dhe/ose FP ka vepruar ose synon te veproje ne kundershtim me legjislacionin dhe rregulloret e AMF-se.
  • Miremban dhe kujdeset qe regjistri/at i/e kuotambajtesve dhe regjistri i aseteve/titujve te fondit/fondeve te permbaje te gjithe informacionin e plote, te sakte e te rifreskuar me baze ditore mbi kuotambajtesit, numrin dhe vleren e kuotave te tyre, numrin e titujve dhe vlerat e tyre etj etj ne perputhje me detyrat e depozitarit sipas legjislacionit ne fuqi.
  • Raporton pranë eprorit cështje që mund të pengojnë ushtrimin normal dhe eficient të aktivitetit si dhe bën propozime për përmirësime të procedurës së punës dhe komunikimit.
  • Në mungesë të personelit që mban pozicionin paralel të “specialistit” të Drejtorisë së Depozitarit, specialisti performon të gjithë detyrat dhe funksionet e specialistit në mungesë.

Kualifikimet

Kriteret e nevojshme:

  • Diplome e arsimit te larte ne shkencat ekonomike.
  • Diplomëemaster.
  • Trajnime në fushën e depozitarit, tregut të titujve, analizë apo administrim investimesh, tregun e fondeve të pensionit apo SIK.
  • Të jetë konsistent, i saktë, i përgjegjshëm i motivuar për të mësuar vazhdimisht dhe për tu perfeksionuar në ofrimin e shërbimit të depozitarit.
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze.
  • Aftesi shumë të mira komunikuese.
  • Aftesi shume te mira analitike.
  • Aftësi shumë të mira përshtatjeje, për të punuar në grup dhe në mënyrë të pavarur duke përmbushur deadline.
  • Eksperiencë pune e mëparshme në sektorin bankar si depozitar ose kujdestar titujsh, analizë investimesh, administrim investimesh ose në kompanitë e menaxhimit të fondeve.
  • Disponibilitet për të punuar jashtë orarit kur është e nevojshme.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Çfare ofrojmëe ne:

  • Nje pakete financiare shume te mire dhe konkurruese, pagë të 13-të / 14-të.
  • Mundësi rritje në karriere, trajnime dhe zhvillim profesional.
  • Benefite ekstra si check up, fond pensioni privat, depozitë besnikerie, shërbime bankare pa komision, atmosferë dinamike, grup pune në rritje. etj.
  • Aktivitete të ndryshme sportive, retreate, udhëtime, etj


Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar linkun më poshtë:

Link: [email protected]

Vetëm kandidatët të cilet përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Credins Bank.

Aplikimet duhet të dorezohen brenda datës 29.10.2026

*Shënim – Politika e Privatesise
Banka Credins sh.a. deklaron se i përpunon të dhenat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr124/2024"Për mbrojtjen, e të dhënave personale” dhe Udhëzimin. Nr.42 datë 22.07.2014" Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë", Banka ofron sisteme të larta sigurie me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon.
Aplikantët gëzojnë të gjitha të drejtat që parashikon ligji për mbrojtjen e të dhënave personale. Për më tepër informacion referojuni politikës së privatesise në web-in e bankes credins https://bankacredins.com.


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
www.bankacredins.com


Credins Bank Sh.A

Banka Credins është një nga Bankat me performancën më të lartë në Shqipëri, e njohur edhe si një nga bizneset më të mira në vend. Pozicioni i tyre në treg pasqyron në mënyrë të drejtpërdrejtë qëndrimin dhe shërbimin që u ofrojnë klientëve. “Ne flasim gjuhën tuaj” nuk është thjesht një slogan marketingu, është në të vërtetë qëndrimi i tyre ndaj nevojave të klientëve.

Përqasja novatore dhe bashkëkohore për ofrimin e shërbimeve është ajo çka i dallon nga të tjerët. Bashkëpunimi i brendshëm, aftësitë profesionale dhe integriteti moral janë në thelb të kulturës së tyre. Ata punojnë fort dhe në mënyrë të palodhur për klientët e tyre, me qëllim për të ndërthurur risitë pa cenuar efikasitetin.

Punonjësit e tyre janë avantazhi kryesor konkurrues dhe në mënyrë që ata të përmbushim misionin e tyre, objektivi i brendshëm është krijimi i ekipeve të qëndrueshme të punës të përbëra nga individë tepër të talentuar.

Ata janë për t’u ofruar shërbimin më të mirë klientëve të tyre dhe për t’u siguruar partnerëve dhe aksionerëve, vijimësi dhe rritje të biznesit në përputhje me pritshmëritë dhe besimin e tyre.

Procesi i rekrutimit në Bankën Credins është një proces tepër i rëndësishëm, pasi njerëzit që punësojnë do të jenë çelësi për përmbushjen e misionit të tyre. Krahas njohurive dhe aftësive profesionale, të cilat janë të nevojshme për përmbushjen e secilit rol, ata janë në kërkim të cilësive të tjera për t’u ofruar klientëve një shërbim të shkëlqyer, për të përmbushur detyrimet e parashikuara në statutin e kompanisë dhe për të ruajtur avantazhin konkurrues që i karakterizon.


INFORMACIONE KONTAKTI