Kompanitë Këshillim Karriere Kthehu te duapune.com


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Menaxher Risku Operacional & Përputhshmërie

Tirane, Shqipëri 20-11-2026 edhe 27 ditë

Tirane

KREDO FINANCE
kërkon të punësojë:

MENAXHER RISKU OPERACIONAL & PËRPUTHSHMËRIE

  • Diplomë universitare, preferohet Master, me 4–5 vite eksperiencë në bankë/mikrofinancë, përfshirë të paktën 2 vite në rol menaxherial.

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
122136
Kategoria e Punës / Profesioni:
Menaxher
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
4 vite
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
20-11-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

ECFA Sh.a. po zgjeron ekipin dhe kërkon një profesionist me eksperiencë, integritet dhe vizion për të marrë një rol kyç në menaxhimin e riskut operacional, përputhshmërisë dhe kontrollit të brendshëm.

Nëse ke eksperiencë në sektorin bankar ose mikrofinanciar, mendësi analitike dhe dëshirë për të ndërtuar procese më të sigurta, më efikase dhe më të orientuara drejt klientit, kjo mund të jetë mundësia jote.

Rreth nesh

ECFA është një institucion financiar mikrokredie që sjell në treg një qasje moderne ndaj kredisë konsumatore pa kolateral, duke kombinuar shërbimin e shpejtë, proceset e përshtatshme të huamarrjes dhe fokusin tek siguria dhe komoditeti i klientit.

Në këtë rol, nuk do të jesh thjesht përgjegjës për të kontrolluar riskun.

Do të kesh mundësinë të ndikosh drejtpërdrejt në mënyrën se si ndërtohen proceset, kontrollet dhe standardet e një institucioni financiar në zhvillim.

Nëse të motivon një mjedis dinamik ku risk management, compliance, teknologjia dhe optimizimi i proceseve ndërthuren për të ndërtuar një biznes të qëndrueshëm, duam të të njohim.


Detyrat

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore

  • Menaxhimi i riskut operacional dhe përputhshmërisë: Monitoron, vlerëson dhe raporton risqet, kontrollet dhe përputhshmërinë me politikat, procedurat dhe kërkesat ligjore/rregullatore.
  • Kontrollet dhe optimizimi i proceseve: Identifikon problematikat dhe shkaqet rrënjësore, rekomandon masa korrigjuese dhe udhëheq iniciativa për përmirësimin, automatizimin dhe eficiencën e proceseve.
  • PPP/FT, mashtrimi dhe mbrojtja e klientit: Menaxhon kuadrin e PPP/FT, monitoron klientët dhe transaksionet në risk, mbështet parandalimin e mashtrimit dhe siguron përputhshmërinë dhe transparencën ndaj klientit.
  • Raportimi dhe marrëdhëniet me palët e interesuara: Koordinon me strukturat e brendshme, autoritetet rregullatore dhe palët e treta, si dhe menaxhon ankesat dhe çështjet që lidhen me riskun dhe përputhshmërinë.

Kualifikimet

Kërkesat kryesore

Kërkojmë një profesionist që kombinon ekspertizën teknike me gjykimin e mirë profesional dhe integritetin.

  • Diplomë universitare, preferohet Master, me 4–5 vite eksperiencë në bankë/mikrofinancë, përfshirë të paktën 2 vite në rol menaxherial.
  • Njohuri të avancuara të riskut, përputhshmërisë, kuadrit rregullator dhe sektorit mikrofinanciar në Shqipëri.
  • Aftësi të forta analitike, vendimmarrëse dhe problem-zgjidhëse, me orientim drejt rezultateve dhe vëmendje të lartë ndaj detajeve.
  • Leadership, integritet dhe aftësi të shkëlqyera komunikimi, me aftësi për të menaxhuar prioritete, presion dhe afate.

Shënime


Instruksione mbi aplikimin

Nese ju e vleresoni veten si kandidatin e duhur qe mund te ndihmoje ne rritjen e kultures se kompanise, ju lutem dergoni CV tuaj ne linkun:

https://talent.sage.hr/jobs/ba6a4232-9027-4552-ad8e-5565bda2fd05


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim në faqen e kompanisë
  • Klikoni Aplikoni .
  • Do të ridrejtoheni në faqen zyrtare të kompanisë për të përfunduar aplikimin.
  • Ndiqni udhëzimet e kompanisë për të dërguar aplikimin.
  • Shënim: Ky aplikim nuk dërgohet përmes sistemit të duapune.com dhe nuk do të shfaqet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia.

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune


Kredo Finance

ECFA sh.a. është një institucion financiar jo-bankë e liçensuar nga Banka e Shqipërisë në vitin 2017.

Bazuar në eksperiencën në këtë industri, kompania synon të ofrojë shërbime të financimit të shpejtë për individët me procesin më të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.

Shoqëria përbëhet nga një staf lokal me investitorë të huaj, të cilët kanë një eksperiencë të gjerë në ndërtimin e institucioneve kredidhënëse për individët.

Klientët tanë janë individë me të ardhura mujore të qendrueshme, të cilët kërkojnë financim të shpejtë për të plotesuar nevoja konsumi dhe shpenzimi të paparashikuara në rutinën e tyre të përditëshme.