Kompanitë Këshillim Karriere Kthehu te duapune.com


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Administrator ne Administrimin e Objekteve te Banimit

Tirane, Shqipëri 06-11-2026 edhe 13 ditë

Tirane

GENER 2 SH.P.K.
kërkon të punësojë:

ADMINISTRATOR NE ADMINISTRIMIN E OBJEKTEVE TE BANIMIT

  • Edukimi: Arsim i Larte.
  • Kualifikime te tjera: Te kene pervoje dhe kualifikime profesionale ne profile te ngjashme.

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
122174
Kategoria e Punës / Profesioni:
Tjetër
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
1 vit
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
06-11-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Administratori i sherbimit te mirembajtjes se objekteve rezidenciale, harton, zbaton politiken dhe strategjine e zhvillimit te ketij sherbimi. Menaxhon proceset me synim permiresimin e sherbimit, duke permiresuar kushtet dhe cilesine e komfortit te jeteses ne komunitet me qellim rritjen e vleresimit nga rezidentet, perfitimin e te ardhurave, rritjen e kerkesave per bashkepunim dhe zhvillimit te reputacionit. Startimi i ketij sherbimi ne objektet rezidenciale, synon krijimin e nje modeli sherbimi lehtesues dhe terheqes per vete rezidentet duke ndihmuar ne kete menyre edhe rritjen e tregut te shitjeve te ketyre aseteve. Administratori i ketij sherbimi është i përfshirë në të gjitha veprimtarite operacionale të përditshme të rezidences, mirëmbajtjen dhe riparimin, sigurinë, imazhin etj. Administratori trajton ankesat dhe kërkesat e rezidenteve dhe duhet të njohë termat dhe kushtet kontraktuale me ta. Gjithashtu ai planifikon buxhetin vjetor, pergatit raportimin e performancës teknike dhe financiare të sherbimit.


Detyrat

  • Harton dhe zbaton strategjinë e përgjithshme të zhvillimit në përputhje me objektivat strategjike të kompanisë;
  • Mbikqyr aktivitetin e perditshem operacional duke udhezuar per vendosjen e procedurave te duhura dhe pergjegjesive te struktures ne varesi, per ecurine e duhur;
  • Identifikon strukturen e pershtatshme dhe perpilon strategjine e implementimit te saj ne bashkepunim me strukturen e Departamentit te pasurive te paluajtshme;
  • Menaxhon resurset humane dhe fizike duke maksimizuar potencialin ekonomik te tyre dhe duke propozuar strukture alternativen me te pershtatshme;
  • Krijon mundesi bashkepunimi per zhvillimin e bizneseve ne residence;
  • Menaxhon dhe eshte pergjegjes per zhvillimin e hapesirave publike brenda rezidencave si dhe mundesine e dhenies se tyre me qira;
  • Shqyrton propozimet e ardhura nga departamenti i marketingut dhe i pershtat me strategjine e zhvillimit te rezidences;
  • Mbikëqyr dhe drejton të gjitha operacionet, si dhe menaxhon stafin administrativ, të mirëmbajtjes, sigurisë;
  • Monitoron dhe drejton aktivitetin ditor, duke deleguar detyra sipas strukturave pergjegjese;
  • Perpilon dhe konfirmon procedura te aktivitetit te punes, duke perfshire te gjitha strukturat pergjegjese, strukturat aktuale si dhe duke detajuar detyrat perkatese;
  • Sherben si pike referimi per te gjitha problematikat e rezidenteve, dhe delegon detyrat sipas perkatesise;
  • Siguron shërbime të shkëlqyera për rezidentet. Përgjigjet në kohë dhe në mënyrë të rregullt kërkesave/problemeve nëpërmjet stafit të mirëmbajtjes. Ndjek procesin për të siguruar zgjidhje të kënaqshme të problemeve. Garanton një mbulim emergjent 24 orësh për pronën;
  • Administron hapesiren, duke siguruar monitorim, bashkepunim, kordinim, informacion ne lidhje me kontaktet e emergjencës, kërkesat e sigurimit, procedurat e kërkesës për mirëmbajtje;
  • Drejton shërbimet e mirëmbajtjes, stafin e pastrimit, parkimit dhe sigurinë;
  • Raporton informacionin financiar - Gjen & raporton performancën financiare të aktivitetit;
  • Menaxhon buxhetin dhe merr masa per zvogëlimin e shpenzimeve në përputhje me strategjinë e biznesit;
  • Kryen inspektime periodike të pronës dhe hapësirave për të siguruar pajtueshmëri në mirëmbajtjen e duhur të rezidences;
  • Menaxhon stafin dhe krijon KPI per menaxhimin e performances;
  • Koordinon respektimin e rregullave te sigurise ne pune dhe te mbrojtjes se mjedisit.

Kualifikimet

  • Edukimi: Arsim i Larte.
  • Kualifikime te tjera: Te kene pervoje dhe kualifikime profesionale ne profile te ngjashme.
  • Te kene aftesi komunikimi dhe negocimi. Te kene aftesi per te vepruar.
  • Gjuhe te huaja: Anglisht
  • Njohuri kompjuterike: Msc Office.
  • Eksperienca e kerkuar: Min. 5 vite eksperience ne pozicione te njejta ose te ngjashme.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Te gjithe te interesuarit, jane te lutur qe te dergojne CV nepermjet adreses se e-mailit [email protected] ose te plotesojne formularin e aplikimit ne faqen zyrtare www.gener2.al ne seksionin “apliko online”.

Afati i fundit i aplikimit eshte data 06 Nentor 2026, ora 17:00.

Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.

Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
www.gener2.al


Gener 2 sh.p.k.

Gener 2 is an award –winning company that has established itself as a most reputable and prestigious construction, project management and engineering name in Albania.

Over the past decades, Gener 2 has swiftly developed from a simple construction local based company to an ambitious multi industrial organization that offers quality work by being innovative, trustworthy and committed to excellence.

Gener 2 prides itself on the many in-house and self-sufficient services that we perform, such as engineering and design management, coordination, and supervision of various privately owned and government funded construction and development activities, as well as the collaboration with various prestigious national and international firms and institutions.

Gener 2 is currently developing and implementing numerous projects in many locations nationwide, combining the knowledge of the team, their skills and acquired experience.


INFORMACIONE KONTAKTI