Evente

Evente

Aktiviteti i IV i HR Hub Albania

duapune.com Ditën e premte, më datë 28 Tetor 2022, organizoi aktivitetin HRHub Albania: “Këndvështrimi bashkëkohor i mirëqënies së punonjësit”, në ambjentet e “Agna Group”.

  • Ky aktivitet mblodhi në një diskutim të përbashkët aktorë të rëndësishëm të sektorit të Burimeve Njerëzore, si: drejtues të BNj, ekspertë, drejtues të kompanive dhe profesionistë të fushës.

Të pranishëm në këtë forum ishin edhe përfaqësues të Inspektoriati të Punës dhe UNFPA

  • si:

Zj. Irida Qosja, zv/Kryeinspektore, Inspektoriati i Punës

Zj. Elsona Agolli, UNFPA

Diskutimi u përqendrua në 3 tematika kryesore:

  • Çfarë presin punonjësit nga punëdhënësit?
  • Cili është roli i punëdhënësit në kohën aktuale?
  • Implementimi i politikave miqësore të familjes në punë.

Për të ditur më shumë rreth këtij aktiviteti ju ftojmë të lexoni në vijim

Paneli I

Zj. Nada KallciuUniversiteti i Tiranës
Z. Kostandin TarushaFIX Sallameri
Z. Artan KoxhukuAGNA Group
Z. Ansi ShundiEkspert i BNJ  (TBC)

Paneli II
Zj. Migena QyraINCA
Zj. Jeta VelediR&T Group
Zj. Karolina Rista, EuroNews
Zj. Arlinda BudoRaiffeisen Bank Albania (TBC)

Në fund të aktivitetit CEO i Agna Group Z. Vasil Naci dha një fjalim rreth kushteve më të mira të punësimit për kompaninë e tij dhe shembulli që duhet të ndjeki secila kompani.  

Aktiviteti u përqëndrua tek koncepti bashkëkohor dhe shumë dimensional i mirëqënies së punonjësit, vështirësitë e hasura gjatë pandemise dhe efektet post pandemi që ka lënë tek punonjësit siç është dëshira e shtuar për të punuar nga shtëpia dhe aplikimi i punës hibride (punë nga shtëpia dhe punë fizike në zyrë). 

Ky ishte aktiviteti i IV i rradhës i organizuar nga HRHub Albania, i cili do ti hap rrugë organizimit të aktiviteteve të tjera në të ardhmen pranë ambienteve të kompanive.