Evente

duapune.com pjesëmarrës në Panairin e Punës – Albanian University

Evente

Në datën 20 maj 2025, duapune.com mori pjesë në Panairin e Punës të organizuar nga Albanian University, duke vijuar traditën e përfshirjes aktive në nisma që lidhin studentët me tregun e punës.

Ashtu si çdo vit, portali ynë ishte i pranishëm me një gamë të gjerë ofertash punësimi nga sektorë të ndryshëm. Qëllimi ynë kryesor ishte këshillimi dhe orientimi i studentëve për të hyrë me siguri në tregun e punës, si dhe prezantimi i mundësive konkrete për punësim, internship dhe trajnime që publikohen çdo ditë në duapune.com.

Studentë nga programe të ndryshme studimi treguan interes të lartë dhe u angazhuan aktivisht për të marrë më shumë informacion mbi hapat që mund të ndjekin për të ndërtuar karrierën e tyre.

Ekipi i duapune.com ishte i pranishëm gjatë gjithë aktivitetit, duke ofruar mbështetje, udhëzime praktike dhe mundësi reale për integrim në tregun e punës.

1p.jpg

3m.jpg

4p.jpg

5m.jpg