Evente

duapune.com pjesëmarrëse në Panairin e Karrierës 2025 të organizuar nga UNYT

Evente

duapune.com mori pjesë në Panairin e Karrierës 2025, të organizuar nga Universiteti i Nju Jorkut në Tiranë (UNYT), i cili u zhvillua më 13 maj, në ambientet e kampusit kryesor të këtij institucioni. Ky aktivitet mblodhi së bashku dhjetëra organizata dhe kompani prestigjioze nga fusha të ndryshme, duke ofruar për studentët dhe të diplomuarit mundësi konkrete për punësim, praktika profesionale, internshipe dhe programe zhvillimi personal e profesional.

Gjatë panairit, në stendën tonë ofruam orientim dhe këshilla praktike për studentët që hedhin hapat e parë në karrierë, si dhe akses në qindra oferta punësimi nga punëdhënës në të gjithë vendin. Përfaqësuesit tanë ndanë me të rinjtë informacione të dobishme për mënyrën e aplikimit në punë, përgatitjen e CV-së dhe ndërtimin e një profili profesional konkurrues.

Pjesëmarrja jonë në këtë event përforcon edhe një herë angazhimin tonë për të qenë një urë lidhëse mes të rinjve dhe tregut të punës në Shqipëri, duke i mbështetur ata në çdo hap të rrugëtimit të tyre profesional.

Faleminderit UNYT për organizimin cilësor dhe atmosferën pozitive të këtij aktiviteti. Jemi të lumtur që ishim pjesë e këtij panairi dhe që kontribuuam në motivimin dhe orientimin e brezit të ri drejt një të ardhmeje të suksesshme në karrierë.

duapune.com – Pranë të rinjve, në çdo hap të zhvillimit të tyre profesional.

1-4.jpg

2-4.jpg

4-4.jpg

3-5.jpg

5-3.jpg

6-2.jpg