Postuar më: June 6, 2023
Kemi kënaqësine t`ju informojmë se duapune.com, në vijim të kryerjes me sukses të trajnimit dytë të Burimeve Njerëzore për këtë vit, vazhdon me trajnimin e tretë në dt. 09 Qershor 2023 me temën “Menaxhimi i kontratave të punës dhe Kodi i Punës”.
Tematikat e këtij trajnimi janë si më poshtë:
• Kodi i Punës Shqiptar
• Ndryshimet e fundit
• Tipet e kontratave
• Kontratat me kohë të pjesshme dhe të plotë
• Marrëdhëniet e punësimit
• Informacion i nevojshëm në një kontratë punësimi
• Mbrojtja e të dhënave
• Shëndeti dhe Siguria në punë
• Mbarimi i marrëdhënieve, Dorëheqja dhe Kontrata e mirëkuptimit
• Sindikatat dhe të drejtat e tyre
• Diskriminimi i punonjësve
• Mbrojtja e grave gjatë shtatëzanisë dhe lejes se lindjes
Trajnimet e tjera të këtij cikli do të zhvillohen në datat si në vijim:
3. Menaxhimi i Performancës – 16 qershor
4. Trajnimi dhe Zhvillimi i Punonjësve – 23 qershor
5. Teknologjia & AI në HR – 30 qershor
Të gjitha trajnimet do të zhvillohen nga Menaxherë të suksessshëm në fushën e Burimeve Njerëzore me eksperiencë mbi 15 vjeçare. Për më shumë informacion rreth secilit trajnim ju lutem klikoni në broshurën ku do gjeni informacion për secilën nga temat përkatëse. Ftojmë të marrin pjesë në këto trajnime të gjithë specialistët e BNJ që duan të zgjerojnë njohuritë dhe të njohin tendencat e fundit në fushën e BNJ.
Nëse keni marrë pjesë më parë dhe keni njohuri, ju lutem shpërndajeni këtë informacion kolegeve tuaj që mund të jenë të interesuar.
Në fund të trajnimit pjesëmarrësit do të pajisen me një çertifikatë pjesëmarrjeje.
Për cdo informacion tjetër të nevojshëm ose për t’u regjistruar mund të më kontaktoni në këtë e-mail [email protected] si dhe në numrin e telefonit 0692031583 ose duke plotësuar formularin e regjistrimit.