Këshilla mbi intervistimin

Këshilla mbi intervistimin Punëkërkues

6 pyetje qe duhet t’i beni punedhenesit ne nje interviste pune

Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se për tu përgatitur për një intervistë pune duhet përkushtim dhe mbi të gjitha nuk duhet të kesh frikë nga asnjë pyetje që të drejtohet.

 

Tek shumë artikuj kemi folur se si ne duhet tu përgjigjemi pyetjeve të caktuara që na drejtohen. Po kur vjen momenti që duhet t’u drejtojmë ne pyetje atyre, çfarë duhet të themi? Për këtë arsye sot do t’ju sjell disa alternativa pyetjesh që mund të drejtoni ju kundrejt intervistuesve në fund të një interviste pune.

 

Kur të vijë momenti që do t’ju pyesin: A keni ndonjë pyetje për ne ?

 

Por kjo nuk do të thotë që ju mund të bëni çfarëdo pyetje që ju vjen ndërmend. Ja cilat janë disa nga pyetjet që mund të bëhen në këtë rast:

 

1. Nëse unë punësohem pranë kompanisë suaj, cilat janë gjërat më të rëndësishme që do të donit të realizoja në tre muajt e parë në këtë pozicion?

 

2.  Çfarë quhet arritje ose sukses në këtë pozicion pune që po intervistohem dhe si matet?

 

3. Si e shikoni përshtatjen e aftësive të mia me nevojat e kompanisë tuaj ?

 

(Kjo pyetje mund të çojë punëdhënësin që të shqyrtojë arsyet pse ju përshtateni me kompaninë, e cila është pikërisht ajo që ju doni që ata të mendojnë kur ju të largoheni nga intervista.)

 

4. A ka ndonjë gjë që unë duhet tju qartësoj apo specifikoj?

 

(Kjo është një nga pyetjet më të mira që ju mund ti bëni punëdhënësit në fund të intervistës tuaj. Nëse punëdhënësi mendon se ju nuk keni folur mjaftueshëm për aftësitë tuaja, ju do të keni akoma një shans për ta bërë këtë para se të largoheni nga intervista.)

 

5. Kur mendoni se mund të vendosni për përzgjedhjen finale të punojësit ?

 

6. Cila është kultura e ndërmarrjes dhe si i sjell në jetë një ekip vlerat që kërkon ndërmarrja?