Postuar më: October 27, 2023
“Boreout” është një fenomen që verifikohet në vendin e punës për shkak të pak “stimujve”
Të rinjtë e brezit Z, të cilët sapo kanë hyrë në botën e punës, ndajnë në mediat sociale përvojat e tyre të jetës profesionale, nga menaxhimi e deri te braktisja në heshtje (quiet quitting).
Tani, disa po zbulojnë edhe se çfarë do të thotë të mërzitesh në punë (bored at work).
Hashtagu #boredatwork ka arritur më shumë se 470 milionë shikime në TikTok, ku të rinjtë ndajnë mendimin se jeta e punës nuk është ajo që ata prisnin.
Mërzia (boreout) e ka origjinën nga mungesa e një qëllimi në punë
Kjo është veçanërisht e rëndësishme për punonjësit e rinj, të moshës mes 18 – 25 vjeç, të cilët, sipas një raporti të Handshake në vitin 2022, thonë se “puna kuptimplotë” është një nga faktorët më motivues që i mban ata në një kompani.
Mërzia fillon të shfaqet kur punonjësit kanë ndjesinë se energjia e tyre po shpërdorohet për detyra banale.
“Job crafting”, i njohur edhe si “quiet thriving”* është një mënyrë për të kapërcyer mërzinë dhe është “përpjekja për të krijuar punën tonë duke e përshtatur me motivimin tonë dhe atë çfarë po kërkojmë” – tha Brodsky.
Monitorimi i punonjësve çon drejt “teatrit të angazhimit”
Disa kompani priren t’i kontrollojnë punonjësit, duke përdorur një teknologji që monitoron se sa orë punojnë.
Brodsky shpjegon se mërzia shpesh është e rrënjosur në kulturën e punës, ku punonjësit maten në bazë të asaj se sa punojnë dhe jo rezultateve të punës së tyre.