Këshillimi i karrierës

Këshillimi i karrierës Publikime dhe njoftime

Suksesi i trajnimit te peste te HR Academy, "Menaxhimi i performances"

Suksesi i Akademisë së Burimeve Njerëzore vazhdoi me trajnimin më datë 20 Tetor 2023. Në trajnim morën pjesë 11 pjesëmarrës të cilët ishin të motivuar për të përmirësuar aftësitë dhe njohuritë e tyre në menaxhimin e performances dhe planin e zhvillimit te punonjesve. 

Sesioni i pestë u thellua në diskutimin e matjes së Performancës së punonjësve, duke përfshirë indikatorët, komponentët dhe politikat e performancës.  Trajnimi u zhvillua në formën e bashkëbisedimit, me lojëra te ndryshme dhe punë në grup.

Në trajnimin në vijim, do të mbulohen një sërë tematikash në lidhje me: Sistemet e Informacionit të BNJ (HRIS), Rekrutimi digjital i bazuar ne AI, Siguria dhe privatësia e të dhënave etj.

Trajnimi i rradhës do të jetë në dt. 27 Tetor në orën 14:00 me tematikë: Teknologjia dhe Inteligjenca Artificiale në Burimet Njerëzore.

 

32bceb2e-04a9-418c-8e90-452c13a735a0.jpg

98f05f53-d225-4800-9140-a2abb1b52a15.jpg