Postuar më: June 4, 2024
Në vitin e fundit orët e punës javore për personat nga mosha 20-64 vjeç në Bashkimin Europian ishin mesatarisht 36.1 orë.
Nga vështrimi i hartës së vendeve të BE-së vihen re dallime të dukshme midis lindjes dhe perëndimit të kontinentit. Javët më të gjata të punës u regjistruan në Greqi (39.8 orë), Rumani (39.5), Poloni (39.3) dhe Bullgari (39.0). Nga ana tjetër Holanda kishte javën më të shkurtër të punës (32.2 orë), e ndjekur nga Austria (33.6) dhe Gjermania (34.0).
Aktivitetet ekonomike që shënuan javën më të gjatë të punës në BE ishin bujqësia, pylltaria dhe peshkimi (41.5 orë pune), miniera dhe gurore (39.1) dhe ndërtimi (38.9), ndërsa javët më të shkurtra të punës u regjistruan në bizneset familjare (26.7 orë), arsim (31.9) dhe art, argëtim dhe rekreacion (33.0).
Burimi: Eurostat