Të përgjithshme

Të përgjithshme COVID-19

5 gezime per vitin 2021

Pandemia COVID-19 nuk ishte ndonjë gjëmim në qiell të hapur, por përkundrazi një katastrofë “natyrore” e bërë nga njeriu, duke na  vënë përballë një pasqyrë për aq shumë zakone tona të këqija dhe praktika të rrezikshme – vërtet vdekjeprurëse.

Mbi të gjitha, transmetimi i koronavirusit nga lakuriqët e natës tek njerëzit ishte një produkt i urbanizimit masiv dhe shkeljes shkatërruese të habitateve natyrore dhe përhapja e shpejtë e tij ishte rezultat i mbi-industrializimit, tregtisë frenetike dhe zakoneve bashkëkohore të udhëtimit. Po kështu, paaftësia e botës për t’u bërë bashkë në mbajtjen fre të krizës,  reflekton shkallën në të cilën kapaciteti i qeverisjes mbetet prapa hiper-globalizimit.

Shumë prej këtyre dështimeve ishin të dukshme para se virusi të godiste, me njerëz në shumë vende që përqafonin liderë nacionalistë dhe populistë të cilët premtuan veprim vendimtar,  në një botë që dukej jashtë kontrollit. Por megjithëse ky ka qenë një vit i vështirë, ka të paktën pesë arsye për të qenë të gëzuar për vitin 2021.

Arsyeja e parë dhe më e dukshme është humbja e Presidentit të ShBA Donald Trump. Është lehtësim të jesh në gjendje të zgjohesh në mëngjes,  pa u shqetësuar se çfarë personi më i fuqishëm i botës tha në Twitter, ndërsa po flije. Shtetet e Bashkuara së shpejti do të kthehen në duar të afta. Përveçse  e bën Amerikën më të parashikueshme dhe të përgjegjshme, fitorja e presidentit të zgjedhur Joe Biden mban implikime të rëndësishme për demokracitë në të gjithë botën.

Arsyeja e dytë lexo KËTU