Të përgjithshme

Dita Ndërkombëtare e Tokës: Planeti jonë, Përgjegjësia jonë!

Të përgjithshme
  •  Jo thjesht një ditë, por një kujtesë

22 prilli është më shumë se një datë – është një thirrje për ndërgjegjësim.
Toka nuk është thjesht një vend ku jetojmë, por shtëpia që na ushqen, na jep ajër, jetë dhe ekuilibër. Në këtë ditë, ne reflektojmë mbi ndikimin tonë të përditshëm dhe kuptojmë se veprimet tona të vogla, kur mblidhen bashkë, mund të sjellin një ndryshim të madh.


  • Më mirë pak, por çdo ditë

Ndryshimi fillon nga rutina jonë e zakonshme.
S’mund të shpëtojmë planetin në një ditë, por mund të fillojmë me zakone të vogla: fik dritat kur nuk të duhen, përdor shishe të ripërdorshme, ec më shumë dhe udhëto më pak me makinë. Mos harro, riciklimi është më shumë se një kuti me mbishkrimin "letër".


  • Fuqia është në duart tona

Zgjedhjet tona të përditshme formojnë të ardhmen e Tokës.
Çdo herë që blejmë një produkt, mbështesim edhe mënyrën se si ai është prodhuar. Duke zgjedhur marka që kujdesen për mjedisin, duke blerë produkte lokale dhe duke shmangur konsumimin e tepruar, ne votojmë për një ekonomi më të gjelbër.


  • Kujdesi për Tokën është edhe kujdes për veten

Një planet i shëndetshëm = një jetë më e mirë për ne të gjithë.
Koha në natyrë, ushqimi i pastër, ajri i freskët dhe një jetë më e qetë janë të gjitha përfitime të drejtpërdrejta të një planeti të shëndetshëm. Kujdesi për mjedisin nuk është vetëm një obligim, është një investim për mirëqenien tonë fizike dhe mendore.


Mos e duaj Tokën vetëm më 22 prill. Duaje çdo ditë – me vepra.
Sepse ne nuk kemi një planet rezervë – dhe çdo gjë që bëjmë sot, është dhuratë për brezat që do të vijnë.