Të përgjithshme

Të përgjithshme

duapune.com zhvilloi me sukses trajnimin e pare te Akademise se Burimeve Njerezore

duapune.com zhvilloi me sukses trajnimin e pare te Akademise se BNj

Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju suksesin e ditës së parë të trajnimit të Akademisë së Burimeve Njerëzore per kete sezon i cili u mbajt më 15 Mars 2024. Në trajnim morën pjesë 15 pjesëmarrës të cilët ishin të motivuar për të përmirësuar aftësitë dhe njohuritë e tyre për BNJ.

Trajnimi filloi në orën 14:00 me një mirëseardhje të ngrohtë për të gjithë pjesëmarrësit. Sesioni nisi me aktivitete prezantuese për të inkurajuar ndërveprimin dhe për të krijuar një atmosferë pozitive mësimi. Pjesëmarrësit u prezantuan, ndanë pritshmëritë e tyre nga trajnimi dhe diskutuan shkurtimisht eksperiencën e tyre me Burimet njerëzore.

Sesioni i parë u thellua në konceptet themelore të burimeve njerëzore, duke përfshirë ciklin jetësor të punonjësve, funksionet e burimeve njerëzore dhe rolin e burimeve njerëzore në suksesin organizativ.

Pjesëmarrësit eksploruan rëndësinë e BNJ në ruajtjen e një kulture pozitive pune dhe angazhimin e punonjësve.

Ata u ndanë në grupe më të vogla për aktivitete ndërvepruese dhe raste studimore. Secilit grup iu caktua një skenar specifik për të analizuar dhe paraqitur gjetjet e tyre tek grupi më i madh.

Trajnuesja e ftuar është një profesioniste me përvojë shumë vjecare në Burime njerëzore. Ajo ndau njohuri të vlefshme, përvoja personale dhe praktika më të mira në fushën e burimeve njerëzore.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të angazhohen në një sesion pyetjesh dhe përgjigjesh, duke marrë njohuri dhe udhëzime shtesë. Dita e parë të trajnimit e përmbyll duke përmbledhur pikat kryesore dhe duke përforcuar konceptet kryesore të mbuluara. Pjesëmarrësve iu kërkua të jepnin vlerësime mbi përvojën e tyre, materialet e trajnimit dhe çdo sugjerim për përmirësim.

Pjesëmarrësit u angazhuan në mënyrë aktive në diskutime, treguan interes për temat dhe morën pjesë në aktivitetet e grupit.

Në trajnimet në vijim, do të mbulohet një sere tematikash të burimeve njerëzore, duke përfshirë rekrutimin e talenteve, menaxhimin e performancës, marrëdhëniet me punonjësit dhe teknologjinë në burimet njerëzore.

Trajnimi i rradhes do te jete ne dt 21 Mars ne oren 14:00 me tematike: Rekrutimi & Perzgjedhja e punonjesve.

 

WhatsApp Image 2024-03-18 at 5.08.32 PM.jpegWhatsApp Image 2024-03-18 at 5.08.34 PM.jpeg