Të përgjithshme

Të përgjithshme Lojëra argëtuese dhe humor

Përdorimi i Facebook në punë

Foto 27Nëse kompania ku ju punoni nuk jua ka ndaluar aksesin në Facebook, ndoshta ju mund të shfrytëzoni një pjesë të ditës suaj duke lundruar në të. Shumë shpejt, mund të ndodhë që vetë shefi juaj t‘ju kërkojë të përdorni Facebook ndërkohë që jeni në orët e punës, por shokët tuaj do të jenë kolegët e punës dhe shefi. Në 14 janar të 2015, Facebook lançoi një version të ri, të quajtur Facebook at Work (Facebook-u në punë). Ky version ka disa komponentë që lejojnë komunikim të brendshëm, duke postuar lajme, pyetje, problem ose ide të reja biznesi. Versioni i ri i Facebook do të ketë ngjyra të ndryshme nga Facebook-u normal, kështu që nëse dikush kalon afër jush, mund ta kuptojë se cilin Facebook jeni duke përdorur. Tani, në fillimet e tij, ky version është i limituar vetëm për disa kompani të zgjedhura. Por, a do të pëlqehet përdorimi i Facebook-ut në punë? Disa probleme që lidhen me stafin e kompanisë dhe me shkallën e orientimit të kompanisë drejt teknologjisë mund të jenë pengesë për t’u përshtatur me këtë mundësi që ofron Facebook. Një kompani mund ta përdorë Facebook at Work nëse punonjësit e saj janë të rinj apo dinë sesi ta përdorin Facebook-un, por në ato kompani ku stafi është i madh në moshë, do të jetë e vështirë përshtatja. Megjithatë, ka disa lloje komunikimesh për të cilat e-maili do të mbetej mënyra më e mirë për komunikim, për shembull komunikimi me individë apo biznese të tjera që kanë lidhje me kompaninë tuaj apo komunikimi me publikun.