Të përgjithshme

Të përgjithshme

Thirrje per aplikim per Programin "Lead Albania 2017"

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) ka hapur aplikimet për Programin “LEAD Albania 2017”. Ky program është konceptuar sipas Programit të Shtëpisë së Bardhë për Lidershipin (angl. White House Fellows Program) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qëllimi i Programit në Shqipëri është që t’u sigurojë profesionistëve të rinj dhe të talentuar shqiptarë përvoja të drejtpërdrejta në procesin e qeverisjes së Shqipërisë. Individëve të përzgjedhur do t’u ofrohet mundësia për të punuar për një vit si pjesëtarë në kabinetet e titullarëve të institucioneve të larta shtetërore si Kryeministria, Institucioni i Presidentit, Ministri të ndryshme, Banka e Shqipërisë dhe Bashkia e Tiranës. Përvoja e pjesëmarrjes në Programin “LEAD Albania” do të pasurohet me një komponent edukimi, i cili do të shoqërojë përvojën e punës gjatë gjithë vitit. Për të mësuar më shumë rreth Programit, kushteve për të aplikuar, profilit të kandidatëve dhe procedurave të aplikimit, ju lutem të shihni njoftimin bashkëlidhur ose të vizitoni faqen tonë të internetit: www.aadf.org/lead. LEAD+Albania_Call+for+Applications_2017