Të përgjithshme

Të përgjithshme Këshillimi i karrierës Lojëra argëtuese dhe humor

Trendet e punësimit në botë: 10 punët që do të kenë paga më të larta në 2015

Foto 34Sipas disa statistikave të nxjerra nga studime, mendohet një mesatare prej 3.7 % rritje për pagat në vitin 2015. Ata kanë parashikuar se fitimet më të mëdha do të jenë për punonjësit e teknologjisë, paga e të cilëve pritet të rritet me 5.2%. Rritja e pagave sipas sektorëve:
  • Teknologjia – 5.2%
  • Kreativitet dhe Marketing – 3.9%
  • Llogari dhe Financë – 3.4%
  • Administrim dhe suport – 3.3%
  • Fusha ligjore – 2.6%
10 punët që do të kenë rritje kërkese dhe rritje page në 2015: 
  1. Zhvilluesit e programeve në pajisjet telefonike (mobile) – rritje prej 9.5 %, paga: 93.000$-132.000$.
  2. Shef i sigurisë – rritje prej 7%, paga: 38.000$-218.750$.
  3. Arkitekt i të dhënave - rritje prej 6%, paga: 111,000$ –149,750$.
  4. Dizenjues i pajisjeve telefonike (mobile) – rritje prej 5.3 %, paga: 70,000$ –98,500$.
  5. Avokatët (me më shumë se 10 vite eksperiencë) – rritje prej 4.9 %, paga: 136,750$-192,500$
  6. Menaxher i Auditit të Brendshëm (kompani të mëdha) - rritje prej 4.8 %, paga: 105,500$ –146,000$.
  7. Analist i sistemit të biznesit (kompani të mëdha) - rritje 4.7 %, paga: 105,250$ –124,250$.
  8. Përfaqësues i shërbimeve me klientin (1-3 vite eksperiencë) - rritje 4.1 %,  paga: 43,000$ –52,750 $.
  9. Llogaritar i kompanisë - rritje 3.3 %, paga: 44,000$–58,500$.
  10. Planifikues i strategjisë së përmbajtjes - rritje 2.9 %, paga: 69,500$ –89,500$.