Covid 19

Punëkërkues Covid 19

Si t'a bindni shefin tuaj të vazhdoni punën në distancë post COVID-it 19?

Të punuarit në distancë gjatë #covid19 bëri që  shumë punonjës të njohin mënyrën e re të punuarit, atë të " zyrës virtuale". Pavarësisht vështirësive puna nga distanca ofroi një sërë përfitimesh, nga të shijuarit e një ambienti më të rehatshëm, deri në kursimin e kohës dhe parave. Nëse keni kuptuar kohët e fundit që preferoni të punoni në distancë dhe dëshironi t'i përmbaheni asaj për një afat të gjatë, nuk jeni të vetmit. Dhe ju mund të keni një shans të mirë tani për ta bërë atë të ndodhë. Këtu janë disa hapa që mund të ndërmerrni për të bindur shefin tuaj që të mund të punoni nga shtëpia:
  1. Tregoni se sa produktiv jeni
Gjatë izolimit #covid19 ju me siguri e keni treguar veten se si punoni nga shtëpia dhe sa rezultat jepni. Ky fakt duhet të shfrytëzohet si mundësi për të edukuar/ndërgjegjësuar punëdhënësin tuaj, i cili mund të mos ketë patur shumë përvojë me punonjësit që punojnë në distancë dhe në lidhje me përfitimet e një marrëveshje pune nga shtëpia. Eksperienca e punës nga shtëpia gjatë #covid19 tashmë  do t'ju ndihmojë të diskutoni mbi një mënyrë pune që ju tashmë e keni kryer dhe e keni bërë më së miri. Ndjekja e të dhënave rreth produktivitetit tuaj duke i treguar shefit tuaj  statistika dhe shembuj mund të shkojnë në një rrugë të gjatë drejt bindjes së tyre se kjo marrëveshje mund të jetë e mirë për të dy palët. Për shembull, nëse punoni në kategorinë shërbim  klienti dhe keni bërë më shumë thirrje ose keni zgjidhur më shumë çështje, njoftoni shefin tuaj. Theksoni se sa  produktiv keni qenë nga shtëpia.
  1. Bëni një listë me "fitoret" tuaja duke punuar nga shtëpia
Rendisni në një listë arritjet tuaja ndërsa punonit nga shtëpia. Për shkak se gjysma e parë e vitit 2020 ishte veçanërisht stresuese për shkak të pandemisë, arritjet tuaja dhe mënyrat me të cilat keni mbështetur ekipin tuaj dhe menaxherin tuaj  gjatë kësaj kohe mund të kenë më shumë peshë nga sa e kishit menduar. Rendisni në një dokument ëord arsyet që do të ishit një punonjës më frytdhënës, nëse do t'ju lejohej të vazhdonit të punonit nga shtëpia. Bëni vetes këto pyetje për të parë se çfarë mund të nënvizoni:
  • Cilat projekte i keni përfunduar në kohë (ose herët)?
  • Sa klientë të rinj keni fituar?
  • Sa para i keni kursyer kompanisë?
  • Çfarë reagimesh pozitive keni marrë nga kolegët, menaxherët, drejtuesit dhe klientët gjatë kësaj kohe?
  1. Tregohuni të përgjegjshëm dhe të pranishëm
Nëse kompania juaj nuk ka filluar të kthehet plotësisht në zyrë, përdoreni këtë kohë për të treguar përkushtimin tuaj. Shefi juaj me siguri do të shikojë sërish sjelljen tuaj gjatë periudhës së detyrueshme të punës nga shtëpia, si provë që mund t'ju ndihmojë ose dëmtojë ju. Vetëm se nuk jeni fizikisht në zyrë, kjo nuk do të thotë se prania juaj nuk konsiderohet. Të qenit në internet dhe i shpejtë për t'iu përgjigjur emaile-ve dhe ftesave për takime tregon që ju jeni në dispozicion.
  1. Konsideroni ndryshimet në rolin tuaj që mund të ndodhin pas pandemisë
Para se të propozoni një orar të përhershëm pune nga shtëpia për menaxherin tuaj, merrni në konsideratë me veten tuaj për të përcaktuar nëse puna në distancë me kohë të plotë është me të vërtetë e mundur pasi kompania juaj të kthehet në zyrë, ose nëse do t'ju duhet të rregulloni propozimin tuaj për të përmbushur nevojat e punës suaj. Konsideroni çështjet në vijim:
  • Cila nga përgjegjësitë tuaja, nëse ka, duhej të vihej në pritje gjatë COVID-19 sepse ato dëshmuan se ishin shumë të vështira ose joreale për të kryer gjatë punës nga shtëpia?
  • A është vërtet e dobishme "zyra juaj në distancë "për të realizuar punën tuaj mirë, apo thjesht e keni bërë atë të funksionojë më së miri që prej fillimit të karantinës? Për shembull, a funksionon aksesi juaj i Internetit ose shërbimi telefonik gjatë gjithë kohës ?
Nëse zbuloni se ndonjë prej këtyre mund të ndikojë në shanset tuaja për të punuar nga shtëpia, konsideroni si t'i adresoni ato, pasi menaxheri juaj me shumë mundësi dëshiron përgjigje përpara se të merrni një vendim.
  1. Filloni të flisni për vazhdimin e punës online sa më shpejt
Kur të keni takimin me menaxherin tuaj, pyesni nëse ndërmarrja është e hapur për të lejuar punonjësit të vazhdojnë të punojnë në distancë me një kapacitet të plotë ose me kohë të pjesshme. Ju mund të filloni duke i njoftuar punëdhënësit se sa produktivë dhe të përqendruar ju e keni parë veten ndërsa punoni në distancë. Mund të përdorni këtë bisedë joformale si një mënyrë për të vlerësuar përgjigjen e menaxherit tuaj dhe më pas përshtatni propozimin tuaj në një mënyrë që të kapërcejë kundërshtimet e mundshme dhe të ofrojë kompromise që funksionojnë për të dy.
  1. Qasja e menaxherit tuaj
Hapi tjetër është kërkesa specifike drejtpërdrejt me menaxherin tuaj. Rekomandohet të përdorni frazën si në vijim: "Siç e dini, unë tani kam punuar në distancë për x javë dhe në atë kohë unë jam ..." dhe pastaj renditni disa shembuj shumë specifikë se si keni performuar dhe shkëlqyer. Diskutoni se çfarë keni arritur ju dhe ekipi juaj gjatë kohës sfiduese të punës nga shtëpia. Ose tregohuni të drejtpërdrejtë duke thënë: "Unë do të doja të vazhdoja të punoja nga shtëpia në baza të rregullta pasi zyra të rihapet." Nëse ndjeni hezitim nga ana e menaxherit tuaj, tregoni fleksibilitet duke shtuar, "Sigurisht, unë jam i lumtur që të takohem në zyrë sa herë që është e nevojshme për një takim ballë për ballë.
  1. Paraqisni kërkesën tuaj duke renditur përfitimet e kompanisë nga kjo
Ashtu si kur jeni duke kërkuar ndonjë përfitim tjetër të vendit të punës, çelësi i suksesit është të bëni kërkesën për punëdhënësin tuaj sesa për veten tuaj. Ideja është të kuptoni se çfarë dëshironi, dhe ta paraqisni atë në një mënyrë që të përfitojë punëdhënësi.
  1. Ofroni një kompromis ose një periudhë prove
Nëse pjesë e rolit tuaj mund të ekzekutohet më mirë kur ato kryhen nga zyra, konsideroni të propozoni një marrëveshje që do t'ju lejonte të punoni në distancë shumicën e kohës dhe të hyni vetëm në zyrë dy herë në javë për të përmbushur ato përgjegjësi. Fillimi me diçka të përkohshme që do t'u japë atyre një mundësi për të parë se si shkon puna para se të angazhohen për ndonjë gjë të përhershme. Ndoshta nuk ka pasur kurrë një kohë më të mirë për të propozuar punën nga shtëpia. Punonjësit që tashmë janë treguar plotësisht efektivë gjatë pandemisë, kanë një mundësi shumë të mirë të bindin tani shefat e tyre për marrëveshje të reja ose të një forme të ndryshuar. “Miku juaj për punë dhe karrierë” – duapune.com