Lojëra argëtuese dhe humor

Të përgjithshme Psikologjia e punës Menaxhim Lojëra argëtuese dhe humor

"Gunes" ka vendosur që të hënave të pushojë. Po ju do t’ia sugjeroni shefit?

Sindroma e së hënës tashmë njihet dhe përjetohet nga të gjithë. Sindroma e të hënës i referohet lodhjes, marramendjes, ngushtimit të gjoksit, distensionit të barkut, humbjes së oreksit, dhimbjes së trupit, mospërfilljes dhe simptomave të tjera kur punojmë të hënën. Ekipi i Duapune jo më larg se javën që shkoi bëri pyetjen në profilin tonë në Instagram “Si ju nisi java?” dhe 77% e përgjigjeve ishin për alternativën “ME SHUMË STRES”. Me sindromën e së hënës përballen jo vetëm të punësuarit, por edhe nxënësit e shkollave. Pushimi i fundjavës kërkon rehabilitimin e mendjes dhe përgatitjen për punë, dhe shpëtimi i vetëm gjendet tek kafeja e mëngjesit. Ndaj ndodh që në disa kompani të aplikojnë kafenë e të hënës në grup, si pjesë e ditës së punës. Pavarësisht kësaj ajo që habiti më tej stafin e duapune.com gjatë kërkimeve për shmangien e kësaj sindrome, ishte pronari i një lokali në Eskisehir të Turqisë, i cili ka vendosur të mos e hapë të hënave lokalin e tij vetëm për të shmangur kështu fytyrat e klientëve të "dëshpëruar". Kamil Gunes (32) ka vendosur që të hënave të pushojë. Po ju do t’ia sugjeroni shefit? ? DUAPUNE.COM - Miku juaj për punë dhe karrierë